Raporti i APP-së, 129 milionë dollarë prokurime gjatë vitit 2018
Agtjencia e Prokurimit Publik ka zhvilluar dje analizën vjetore për vitin 2018 duke publikuar edhe raportin përkatës. SIpas të dhënave të përcjella, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas fondi limit i prokurimit publik në total ishte 129,819,994,300, një shifër që është 7.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto që në shifra absolute shkon në 1,647,625,000,000.
Analiza është e gjatë dhe ajo merret me përfitimet e sistemit elektronik të prokurimit, llohjet e prokurimeve për shërbime kosnulence, garë ndëriombëtare etj., duke pasqyruar edhe fondet e shprenzuara për secilin zë. Një e dhënë që ka rëndësi është numri I kontratave të nënshkruara, 4489 në total ndërkohë që janë 5116 fitues, një diferencë që lidhet me afatet e shpalljes që janë 60 ditë. Po kështu gjatë vitit 2018 është vënë re një rritje e numrit të procedurave të anulluara në sistemin e prokurimit elektronik.
…rezulton se nga 8400 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 2353 procedura me vlerë 17,230,003,380 lekë janë anulluar, ndërkohë që në vitin 2017 numri total i procedurave të anulluara ishte 2161 procedura me vlerë 19,130,373,619 lekë.
Për të kuptuar dhe analizuar drejt këtë shifër (e cila në pamje të parë është relativisht e lartë, po të kemi në konsideratë numrin total të procedurave të shpallura), duhet të mbajmë parasysh se, duke qenë se këto procedura zhvillohen në formë elektronike, ka dy arsye kryesore anullimi: i) arsye teknike; dhe ii) arsye ligjore.
Ndër arsyet teknike përmendim vështirësitë e autoriteteve kontraktore në përshtatjen me sistemin e prokurimit elektronik, ku evidentohen gabime në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik, që çojnë në anullimin e procedurave. Ndër arsyet ligjore që çojnë në anullimin e procedurave përmendim mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, vendimet e anullimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, anullime për shkak të ndryshimeve në fondet buxhetore, etj.
vlerëson dokumenti.
Sipas APP-së, një tjetër arsye që ka çuar në anullim është prokurorimime lote dhe në këtë kuadër dështimi më i madh ka qenë në procedurat për blerje medikamentesh dhe materialeve të shërbimit shëndetësor. Po kështu APP-ja njofton se gjatë vitit që lamë pas kanë qenë shtatë procedura për dhënie me koncesion përmes sistemit elektronik. Për të gjitha këto ka patur fitues.
Add new comment