aparati televiziv
Para publike drejt televizioneve private. Pritet dyfishimi i tarifës aktuale për aparatin televiziv
Është zbardhur projektligji që synon transferimin e një pjese të të ardhurave nga tarifa e aparatit televiziv drejt televizioneve private. Akti që është i paprecedentë, vendos kushte favorizimi financiar për operatorë privatë duke e bërë këtë me para publike. Sipas projekvendimt që sugjeron amendim të ligjit “Për mediat audiovizive” parashikohet krijimi i Fondit të Transmetimit që do të ndajë paranë e dhënë nga qytetarët në masën 70$% për RTSh-në dhe pjesën tjetër për operatorët privatë.