Para publike drejt televizioneve private. Pritet dyfishimi i tarifës aktuale për aparatin televiziv
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/06/faqe%20e%20pare_2018_06_13_12.jpg?itok=bAt1jvny)
Është zbardhur projektligji që synon transferimin e një pjese të të ardhurave nga tarifa e aparatit televiziv drejt televizioneve private. Akti që është i paprecedentë, vendos kushte favorizimi financiar për operatorë privatë duke e bërë këtë me para publike. Sipas projekvendimt që sugjeron amendim të ligjit “Për mediat audiovizive” parashikohet krijimi i Fondit të Transmetimit që do të ndajë paranë e dhënë nga qytetarët në masën 70$% për RTSh-në dhe pjesën tjetër për operatorët privatë. Siç mund të merret me mend pritet që tarifa aktuale prej 100 lekësh(të reja) do të rritet, pasi në këtë shifër, përfitimi mbetet i papërfillshëm.
Do të jetë Autoritetei i Medias Audiovizive ai që do të shpërndajë fondin për privatët duke i bazuar në përqindjen e faturimit të shitjes së reklamës gjatë vitit paraardhës. Një biznes me paratë publike.
Add new comment