antruse
Jep efektet e para fushata antiruse e PS
Mesa duket ka dhënë efektet e para politike fushata antiruse e Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj. Akuzat për lidhje të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj me Kremlinin kanë shkaktuar tërmet politik në Këshillin Bashkiak të Belshit. Duke mos pranuar këtë situatë 3 këshilltarë të LSI, 1 i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar i janë bashkuar PS-së.
Në një deklaratë për shtyp këshilltarët u shprehen se kur garuan për LSI ata ishin të bindur në se koalicioni i Ilir Metës ne Berishën në 2009 ishte thjesht një gabim rastësor, që ishte harruar e nuk do të përseritej më kurrë.