Jep efektet e para fushata antiruse e PS
Mesa duket ka dhënë efektet e para politike fushata antiruse e Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj. Akuzat për lidhje të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj me Kremlinin kanë shkaktuar tërmet politik në Këshillin Bashkiak të Belshit. Duke mos pranuar këtë situatë 3 këshilltarë të LSI, 1 i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar i janë bashkuar PS-së.
Në një deklaratë për shtyp këshilltarët u shprehen se kur garuan për LSI ata ishin të bindur në se koalicioni i Ilir Metës ne Berishën në 2009 ishte thjesht një gabim rastësor, që ishte harruar e nuk do të përseritej më kurrë.
“Por ja ku jemi, 8 vjet me vone, e serish LSI eshte ne koalicion me Partine Demokratike, duke punuar jo vetem kunder te majtes, por duke kundershtuar pa asnje sens cdo gje te mire qe eshte bere ne 5 vitet e fundit.”- thuhet në deklaratën e tyre.
Çuditërisht, selia qëndrore e Partisë Socialiste dhe kryeministri ka rralluar deklaratat për kontratat e lobimit të PD-së dhe lidhjet e Lulzim Bashës me spiunazhin rus. Nuk dihet nëse kjo ka lidhje me takimin e kryetarit të PD-së me ambasadorin amerikan apo me ndonjë zhvillim tjetër.
Comments
Ndikimi rus
Ky ndikimi rus dhe menaxhimi rus per PD-ne ka mundesi te buroje qe nga themelimi i PD ne 1990! Ata shkaterruan shtetin shqiptar, mbyllen fabrikat, shkaterruan ushtrine, futen skemat piramidale dhe mbi te gjitha manipuluan partneret tane euroatlantike! Suksesi rus ka qene shume i madh me PD dhe ka mundesi edhe me LSI! Tani jemi shnderruar ne nje vend me probleme te forta sociale, me rini te corjentuar qe vetem droga i duket shpetim! Shyqyr qe u kuptua se faji ishte vetem rus! Fale edhe ndihmes te aleateve tane perendimore ishalla jemi ne rruge te drejte per te ndertuar dicka pozitive pas me shume se 25 vitesh kaos!
Add new comment