anti-Asad

Avionët rusë godasin gjeneralin e trupave rebele anti-Asad

Postuar në 20 Tetor, 2015 18:11

Sulmet ruse në provincën siriane të Latakias kanë vrarë një komandant të rebelëve anti-Asad dhe katër luftëtarë të tjerë. Sulmet e së hënës në mbrëmje shënuan goditjen e tretë që avionët rusë shënjestrojnë Divizionin e Parë Bregdetar, siç quhet grupi rebel. Ky grup është një ndër formacionet që kanë marrë ndihmë amerikane përfshirë edhe raketa antitank, dhe lufton nën ombrellën e Ushtrisë së Lirë Siriane. Sipas Reuters, një zëdhënës i tij konfirmoi vdekjen e shefit të shtabit gjeneral Basil Zamo, ish kapiten në ushtrinë qeveritare.

Subscribe to RSS - anti-Asad