ambasador ne gjermani
Grenell jep dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani
Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Serbi-Kosovë, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani. Ai ka bërë të ditur se do ta formalizojë aktin sapo Senati të zyrtarizojë John Ratcliffe në këtë pozicion.
Grenell mban aktualisht detyrën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent Kombëtar si i komanduar, ndërkohë që ai duket se do të caktohet në një detyrë tjetër. Grenell provokoi debate pasi u konsiderua si njeri që vinte nga krahu radikal i John Bolton.