ambasada amerikane
Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra të korruptuar duhet të largohen
Qytetarët shqiptarë, një pjesë e tyre të paktën, shohin si shpresë për ndryshimin e disa gjërave në Shqipëri, përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo vihet re edhe në komunikimin në rrjetet sociale mes ambasadorit aktual Donald Lu me qytetarët në rrjetet sociale. Lu ka përsëritur apelin për largim të gjyqtarëve dhe prokuororëve të korruptuar si dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ministra të korruptuar.