Altin Basha
I kishte marrë me vete duartrokitësit që "ecin drejt si kali me veshoke, atje ku bie vetëm një këmbanë"
Sot u mbajt një ceremoni e pazakontë. Karakteristike për rrumpallhanen që qeveris këtë vend. U ngritën e shkuan si qeveri dhe bashki në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit që u prish, pavarësisht se prishja ka muaj që ka ndodhur.
Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...
Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.
Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës.
Kopertinat njëditore të pushtetit
Nuk ka dy kategori artistësh për Teatrin Kombëtar, siç po mundohet t’i paraqesë kryeministri. Ka vetëm një kategori: të gjithë duan teatër të ri. Loja me artistë, fytyra e të cilëve shfaqet përditë në Facebook e z. Rama është dredhi për të relativizuar një protestë e cila ka sjellë efekte jo të vogla.
Të gjithë këta artistë që sot përdoren si kopertinë e pushtetit duhet të distancohen, nëse janë edhe qytetarë. Pasi një pyetje e thjeshtë zbardh të gjithë të ërtetën: a po përdoren ata si gjethe fikur për të justifikuar projektin e kullave pas Teatrit?