Kopertinat njëditore të pushtetit

Nuk ka dy kategori artistësh për Teatrin Kombëtar, siç po mundohet t’i paraqesë kryeministri. Ka vetëm një kategori: të gjithë duan teatër të ri. Loja me artistë, fytyra e të cilëve shfaqet përditë në Facebook e z. Rama është dredhi për të relativizuar një protestë e cila ka sjellë efekte jo të vogla.
Të gjithë këta artistë që sot përdoren si kopertinë e pushtetit duhet të distancohen, nëse janë edhe qytetarë. Pasi një pyetje e thjeshtë zbardh të gjithë të ërtetën: a po përdoren ata si gjethe fikur për të justifikuar projektin e kullave pas Teatrit?
Një teatër i ri patjetër, këtë e duan të gjithë. Por godina ekzistuese mund të rikonstruktohet dhe në truall publik nuk ka pse të ngrihen kullat e një sipërmarrjeje që nuk dihet se çfarë përfaqëson dhe që arrin të imponojë edhe ligj të posaçëm. Këta artistë të gatshëm për t’u përdorur duhet të pyesin veten a po paguhen mjaftueshëm nga Fusha & Co... se Teatri as 5% s’mbulon te ai projekt.
Add new comment