aleksander meksi
Studimi i ri i Aleksandër Meksit/Kishat e Shqipërisë
Pas studimit “Xhamitë e Shqipërisë”, Aleksandër Meksi paraqitet para lexuesit me “Kishat e Shqipërisë”, një studim i plotësuar që përfshin objektet e kultit të krishterë në shekujt VI-XIV.
Më në fund pranohet shtimi i tamponëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për të përballuar fatkeqësi si pandemia nga coronavirusi “me forcat e veta”, dhe aq më tepër, me strategji të sajën. Kjo vlen dhe për shumë vende të tjera edhe të mëdha. Në këto raste janë udhërrëfyese Udhëzimet dhe protokollet e OBSH si dhe përvoja për këtë rast e vendeve shumë të zhvilluara si ekonomikisht ashtu dhe në aspektin e shëndetësisë.
Mbi gjendjen aktuale të Pandemisë dhe ndihmat për njerëzit e biznesin
Aleksandër Meksi: Të kthehet mazhoritari, diskutimi se duhet apo nuk duhen koalicionet është një shaka e ligë
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi është shprehur të mërkurën se Shqipëria duhet të rikthehet tek sistemi mazhoritar, ose tek ligji i vitit 1992-2005, i cili nxirrte 100 deputetë me lista një emërore me korrigjim proporcional që garantonte në rang vendi përfaqësimin proporcional.
I ftuar përmes një lidhje me Skype në edicionin informative të lajmeve në telvizionin TVT, Meksi tha se me një ligj të tillë nuk vinte askush të diskutonte se duhen apo nuk duhen koalicionet, që sipas të cilit, janë një shaka e turpshme, e keqe dhe e ligë.
Mendime për Reformën Zgjedhore
Për gati 25 vite Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje si për Kuvendin e Shqipërisë ashtu dhe për qeverisjen vendore, me probleme, me ndryshime të shumta të kodeve zgjedhore, me ndërhyrje të politikës në administratën zgjedhore, të cilat kanë deformuar vullnetin e popullit e për pasojë janë shkaku kryesor i gjendjes së sotme politike- ekonomike e sociale të vendit dhe i konfliktualitetit të tejskajshëm.
Masa dhe Propozime për përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj
Me njoftimet e para për pandeminë dhe rastet e coronavirusit në Europë filloi nga shqiptarët dhe preokupimi për përhapjen e saj ndër ne, sepse ishin të shumta kontaktet me vendet ku po shfaqej me probleme sëmundja; sidomos me hyrjen e shkurtit kur filluan kthimet masive të bashkatdhetarëve kryesisht nga Italia dhe Greqia. Shumë prej nesh përpiqeshin të informoheshin nëpërmjet mediave të huaja dhe websiteve të ndryshme për të mësuar dukurinë dhe si mund të mbrohemi e çfarë është e detyruar të bëj shteti, apo siç i themi ne, Qeveria dhe liderët.
68 vjet nga krimi shtetëror pas "bombës në ambasadën sovjetike"*
Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë me peshkopatën e Lezhës
Ligjërata ime trajton një temë me interes për periudhën që paraprin luftën e Gjergj Kastriotit si dhe për shekujt që pasuan. Ajo lidhet me një fakt të njohur të këtyre shekujve e të shumë debatuar për studiuesit vendas e të huaj. Është fjala për grindjen ndërmjet peshkopatës Arbanense dhe asaj të Lezhës (Alexiense-Lexiensi), për përkatësinë e një sërë kishash që pretendohen apo kontestohen nga të dy palët dhe për vetë historinë e kësaj peshkopate.
Çmimi i ujit duhet të jetë i unifikuar në mbarë vendin
Debati për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë pritet të marrë sot një përgjgje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Por përtej eksperimenteve që kërkon të imponojë kryebashkiaku, meriton vëmendje një argument i sjellë prej tij për çmimet e diferencuara të ujit të pijshëm në bashki të ndryshme në Shqipëri. Veliaj u shpreh se çmimi i ujit është ndryshe në Kamëz, ndryshe në Korçë e Pogradec e kështu me radhë. Në fakt uji është pasuri pubike dhe çmimi i tij, sa kohë që administrohet nga kompani shtetërore duhet të jetë i unifikuar në mbarë territorin.
Aleksandër Meksi: Rama thotë se po qeveris si i majtë, ndryshimi i kushtetutës bëhet me gjithëpërfshirje
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku ka folur për prapaskenat e ngjarjeve të vitit ’97 dhe problemin që lindi nga firmat piramidale.
Meksi ka rrëfyer edhe çështjen e hapjes së dosjeve, ndikimin e agjenturave të huaja në Shqipëri. Po ashtu ai e ka quajtur si fatkeqësi faktin që Kryeministri Rama nuk është takuar asnjëherë me kreun e opozitës, Basha, në dy vite e gjysmë qeverisje.