aleksander meksi
Xhamitë e Shqipërisë
Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre arkitektonike dhe historike. Disi më larg vëmendjes së gjerë në sensin e vlerësimit si trashëgimi e përbashkët. Më e njohura për pjesën më të madhe padyshim që është xhamia në qendër të Tiranës. Mirëpo besimi islam është besim i shumicës së shqiptarëve dhe ka një histori qindra vjeçare në territorin shqiptar. Për të hedhur dritë në një fushë ku ka ende shumë për të thënë kemi intervistuar z. Aleksandër Meksi, që është ndër njohësit më të mirë të monumenteve.