aleance
Aleancë me Arabinë Saudite karshi Iranit
Shtetet e Bashkuara nënshkruan të shtunën me Arabinë Saudite një marrëveshje armatimi në vlerën e 110 miliardë dollarëve. Kjo paketë u kurorëzua gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se memorandumi i përkatës u nënshkrua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson. "Kjo paketë tregon në mënyrën më të qartë angazhimin amerikan për bashkëpunimin me Arabinë Saudite dhe aleatët e Gjirit si dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane në rajon"- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Kundër "shpëtimtarit" Ilir Meta
Heshtja e LSI-së për ngjarjet e fundit që lidhen me arrestimin e Emiljano Shullazit, të denoncuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha kanë shtuar hamendësimet se mes Berishës dhe Metës ka një politikë mirëkuptimi në distancë. Pikëpyetjet mbi lidershipin e Lulzim Bashës dhe pavarësinë e vendimeve të tij reflektohen edhe në shqetësimet e disa prej eksponentëve të PD-së që shohin një dritare të hapur komunikimi me LSI-në. Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm.