Albert Bourla
Bourla: Për vaksinën mRNA kishim nisur punën 1 vit para se të shfaqej CoVid-19
Një vaksinë që do të mbulojë të gjitha variantet e njohura të virusit SARS-CoV-2 pritet të marrë miratimin shumë shpejt. CEO i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, Albert Bourla, thotë se pas kësaj hapi tjetër do të jetë zhvillimi i një vaksine vjetore kundër Covid-19. Në një intervistë për greken Kathimerini, Bourla thotë se puna për një vaksine gripi me mRNA kishte nisur të paktën një vit para se vatra e parë e Covid-it të shfaqej në Kinë.