Al Nusra
Video/Largimi i militantëve të Al-Nusra nga Ghouta Lindore në Siri
13 rebelë të Al Nusra kanë lënë Ghouta bashkë me familjarët e tyre, pasi forcat qeveritare siriane kanë hapur një korridor humanitar. Ky është njoftimi zyrtar i Damaskut që synon kapjen e Ghoutas, nën kontrollin e militantëve islamikë e ku aktualisht ndodhen 10-12 mijë rebelë. Ushtria siriane ka marrë pjesë lindore të qytetit.
Asnjë marrëveshje për Sirinë. Kremlini pranon largimin e militantëve të Al Nusras nga Halepi. SHBA rikonsideron opsionin e bombardimeve
Ambasada ruse në Tiranë shpërndante sot një lajm të Ria Novosti, sipas të cilit hetimi i ekspertëve të pavarur të OKB-së, mbi bombardimin e konvoit në Halep, ka nxjerrë të dhëna që hedhin poshtë teorinë e bombardimit nga ajri.
Kërcënime reciproke dhe tone lufte mes SHBA-së dhe Rusisë për krizën siriane. Aludime për sulme terroriste në Rusi
Dështimi armëpushimit në Siri dhe rinisja e sulmeve tokësore dhe ajrore në Halep ka sjellë acarimin e marrëdhënieve ruso – amerikane drejt një pike të paprecedentë në këto dekada. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, pararoja e propagandës ruse, citon një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, bërë gjatë një konference me mediat të mërkurën. Kirby ka përsëritur kërkesën për bashkëpunim me SHBA-të, pasi përndryshe siç bëri të ditur ai, pasojat do të jenë të rënda.
Ofensiva ndaj Al Nusras në Halep – përfshihen trupa ruse, iraniane, Hezbollahu dhe forcat e Assad
Në Siri tanimë po diskutohet Al Nusra si fronti kryesor i kundërshtimit të pushtetit të Bashar al Assad. Së fundmi, ka raportime zyrtare se fronti në fjalë po synon të bllokojë qytetin e Halepit dhe mandej të ndërpresë rrugën mes tij dhe Damaskut, duke kthyer në zonë lufte të gjithë veriun e Sirisë. Në përpjekje për ta ndalur këtë gjë, forcat e Assad, që parashikohet të jenë tri herë më të mëdha në numër sesa ato të Al Nusra dhe do të asistohen në terren nga trupa ruse, trupa të Gardës Revolucionare Iraniane dhe milicisë shiite të Hezbollahut, kanë nisur ofensivën më 12 prill.
Vritet në Siri kreu i Al Nusras
Media të ndryshme po raportojnë se kreu i organiztës islamike Jabhat Al Nusra, Abu Suleiman al-Masri është vrarë në luftimet afër fshatit Tal-al-Karsani, në periferi të Halepit. Grupi është përballur me ushtrinë siriane e cila ka nisur këto ditë një ofensivë të gjerë me synij rimarrjen e qendrës strategjike në fjalë. Al Nusra lufton si kundër forcave të presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe kundër Shtetit Islamik. Nisur nga situatat e reja të krijuara me ndërhyrjen ruse, ka disa burime që po raportojnë për vendosjen e komunkimit mes Al Nusras dhe ISIS.
Raportimi i mediave perëndimore: Rusia po godet vetëm opozitën e Assad, jo ISIS
Sulmet ruse në Siri kanë nisur duke faktorizuar ndërhyrjen ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës së rëndë të këtij vendi. Moska zyrtare thotë se qëllimi i ndërhyrjes është goditja e ISIS, por disa raportime nga mediat perëndimore flasin për objektiva të tjerë. Kështu Institute for the Study of Ëar, shkruan se sulmet ruse shkaktuan 33 të vrarë ndër civilë në Talbisah dhe në veri të Homsit.
Refugjati i penguar sirian, vrasës xhihadist i Al Nusras?!
Osama Abdul Mohsen, refugjati sirian që u pengua nga një gazetare hungareze teksa mbante në krah djalin e tij, një histori që bëri xhiron e botës, ka gjasa të mos jetë thjesht një civil që përpiqet t’I largohet flakëve të luftës në vendin e tij. Të paktën sipas disa pretendimeve kurde nga rajoni I trazuar, Osama është një militant i organizatës xhihadiste Al Nusra. “Osama ka luftuar për Al Nusran përpara se të largohej nga vendi”, thonë burimet kurde.