Refugjati i penguar sirian, vrasës xhihadist i Al Nusras?!
Osama Abdul Mohsen, refugjati sirian që u pengua nga një gazetare hungareze teksa mbante në krah djalin e tij, një histori që bëri xhiron e botës, ka gjasa të mos jetë thjesht një civil që përpiqet t’I largohet flakëve të luftës në vendin e tij. Të paktën sipas disa pretendimeve kurde nga rajoni I trazuar, Osama është një militant i organizatës xhihadiste Al Nusra. “Osama ka luftuar për Al Nusran përpara se të largohej nga vendi”, thonë burimet kurde. Këtë pohime mbështet përmes një deklarate të par pak ditësh Partia siriano-kurde e Unionit Demokratik, sipas të cilës Mohsen iu bashkua grupeve të al Nusras në vitin 2011 dhe ka kryer krime kundër civilëve të pambrojtur, përfshirë dhe pakicat kurde në Siri. Pretendohet se Osama Abdul Mohsen ka qenë i përfshirë në ekzekutimin mizor të 50 kurdëve. Për shkak të gjestit të saj, kameramania hungareze Petra Laszlo u pushua nga puna dhe kërkoi një ndjesë publike për aktin që e kreu “në një instikt momental, pa dashur t’i bëj keq askujt”.
Mohsen, që deklaroi se ishte trajner futbolli, u ftua nga autoritetet spanjolle, u prit nga klubi i Realit të Madridit dhe iu dhurua një biletë për të parë një ndeshje bashkë me të birin.
Add new comment