aeroporti
China Everbright në negociata për blerjen e Rinasit
China Everbright është kompania që po negocion për të blerë Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri. Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje.
Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.
Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise.
Lufta e TIA-s për të ruajtur monopolin e fluturimeve dhe pofecitë e qeverisë
Me predispozitën për të bindur opinionin se qeveria është një hap përpara në çështje të interesit publik siç është rasti i monopolit të fluturimeve të TIA-s, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj premtoi para disa muajsh se në shtator do të merrte zgjidhje përmes rinegocimit kontrata që mban peng hapjen e aeroporteve të tjera në Shqipëri.
“Nënë Tereza” humbet ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, pritet hapja e aeroportit të Kukësit
Ditë më parë qeveria shqiptare premtoi se në krye të dy javëve do të njoftonte heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Dhe kjo u lançua si nj arritje. Gjatë një interviste për “A1Report” ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ishte rënë dakord me koncesionarin gjerman dhe me këtë kuadr edhe aeroporti i Kukësit do të vihej në funksionim. “Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Ahmetaj.
Koncesionari i Rinasit heq dorë nga ekskluzviteti i fluturimeve
Qeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “A1Report” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.