Koncesionari i Rinasit heq dorë nga ekskluzviteti i fluturimeve
Qeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “A1Report” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës. Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut. Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë”, tha Ahmetaj. Ministri nuk ka treguar se çfarë i është ofruar në këmbim koncesionarit që ka hequr dorë nga ekskluziviteti. “Çështje negociate. Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar nuk është pak dhe ka qenë shumë e vështirë”, tha Ahmetaj.
http://shqiptarja.com/home/1/rinasi-ahmetaj-n--2-jav--nuk--ka-m--ekskluz...
Add new comment