administrate

Kokëdhima pranon rekomandimet në administratë dhe jep përgjigje për hotelin e vëllait

Postuar në 09 Mars, 2016 10:16

Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima pranoi në “Opinion” se ndërhyrjet në administratë për emërimet e nëpunësve. Ai tha se Drejtorin e Tatimeve në Sarandë, Alekt Qëndro e njihte dhe se kishte lobuar që ai të emërohej në atë post. Kokëdhima u shpreh se ka një departament burimesh njerëzore që bën një listë të personave të papunë dhe të kualifikuar të cilët propozohen për t’u punësuar në administratë. “Alket Qëndron e njoh dhe e kam propozuar unë”, tha ai. Ai tha se ndryshimi nga qeveria e shkuar është se nuk ka më emërime me para, dhe këto bëhen falas.

Ndërhyrjet për punësime: PD-ja publikon një listë me 69 raste

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 15:40

Kryeministri po u thotë socialistëve se nuk duhet ta lidhin angazhimin e tyre në parti me kërkesën për punësime në shtet, por në fakt realiteti flet diçka më ndryshe. Sot Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka publikuar një listë me 69 të punësuar për të cilët ka patur sipas tij, ndërhyrje politike nga deputetë apo ministra socialistë. “Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri. Në 11 raste, Fatmir Xhafaj. Në 6 raste, ministrja kushërirë Milena Harito. Në 5 raste, Ditmir Bushati. Në 4 raste, Lindita Nikolla. Në 6 raste, Rakip Suli. Në 4 raste, Sadri Abazi.

Subscribe to RSS - administrate