Ndërhyrjet për punësime: PD-ja publikon një listë me 69 raste
Kryeministri po u thotë socialistëve se nuk duhet ta lidhin angazhimin e tyre në parti me kërkesën për punësime në shtet, por në fakt realiteti flet diçka më ndryshe. Sot Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka publikuar një listë me 69 të punësuar për të cilët ka patur sipas tij, ndërhyrje politike nga deputetë apo ministra socialistë. “Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri. Në 11 raste, Fatmir Xhafaj. Në 6 raste, ministrja kushërirë Milena Harito. Në 5 raste, Ditmir Bushati. Në 4 raste, Lindita Nikolla. Në 6 raste, Rakip Suli. Në 4 raste, Sadri Abazi. Në 7 raste, Vasilika Hysi. Në 6 raste, Besnik Bare. Në 7 raste, Pandeli Majko. Ky pra është shteti i Edi Ramës. Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin”, u shpreh Alibeaj. Ai ka bërë apel që qytetarët të bashkohen me protestën e opozitës që mbahet më 17 dhjetor para parlamentit.
Add new comment