abdylhamidi
“Jemi vazhdues të otomanëve”
Turqia është vazhdim I Perandorisë Osmane. Kështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së sulltan Abdylhamidit.
“Republika e Turqisë, njësoj si shtetet tona të mëparëshme që janë vazhdim i njëri – tjetrit, është gjithashtu vazhdim i otomanëve. Sigurisht kufijtë, format e qeverisjes kanë ndryshuar. Por esenca është e njëjtë, shpirti, madje edhe institucionet”, tha ai.