“Jemi vazhdues të otomanëve”

Postuar në 11 Shkurt, 2018 11:46

Turqia është vazhdim I Perandorisë Osmane. Kështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së sulltan Abdylhamidit. 
“Republika e Turqisë, njësoj si shtetet tona të mëparëshme që janë vazhdim i njëri – tjetrit, është gjithashtu vazhdim i otomanëve. Sigurisht kufijtë, format e qeverisjes kanë ndryshuar. Por esenca është e njëjtë, shpirti, madje edhe institucionet”, tha ai. 

 Ai ka vlerësuar lart figurën e Abdylhamidit që vdiq në vitin 1918 dhe ishte djalë i sulltanit Abdylmexhid. 
Siaps Erdogan, Abdylhamidi ishte një nga mendjet më të rëndësishme, vizionare dhe strategjike që ka lënë gjurmë në 150 vitet e fundit. Ai ka vlerësuar se vështrimi i historisë me paragjykime është i dëmshëm. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.