8 Marsi
Gratë, 8 marsi, Karafili, Luli
Sot është 8 marsi. Siç e shohim të gjithë, ka shumë qarkullim grash në rrugët e Tiranës, ku edhe jeta ka më shumë dinamikë se në qytetet e tjera.
Gra të veshura mirë, që ecin në grupe, të veshura ndryshe nga përditmëria. Gra që ulen në lokal e porosisin akullore, ëmbëlsira, apo ndonjë lëng, me të cilat pastaj urojnë njëra-tjetrën për festën e tyre. Këto janë gra që sapo kanë dalë nga parukeria dhe që u “shkon” një çikë tualet alla Dali.
Gruaja e Gianis Moralis në rrugën "Kryezoti"
Në Athinë Dita e Gruas ose si njihet ndryshe 8 Marsi do të festohet në një mënyrë disi të veçantë. Nuk do të ketë parada në rrugë, por autoritetet lokale kanë vendosur të prezantojnë gruan në tablotë e disa piktorëve grekë, një prej të cilëve Gianis Moralis, i cili e kishte femrën në epiqendër të vizatimeve të tij..Ekspozita do të hapet në dy prej galerive që ndodhen në një rrugë me emërtim shqiptar, "Kryezot", dëshmi kjo e fortë e elemntit shqiptar në kryeqytetin grek.