35 kompani
Kërcënimi për ekonominë, 35 kompani kanë një borxh të pakthyer prej 1 miliardë dollarësh
Është një borxh prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët u kanë bankave. Janë para të pakthyera, ose më saktë para të painvestuara në ekonomi. Kjo përbën dhe një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Në një kronikë të trasmentuar nga “Tv Klan” thuhet se më shqetësues është fakti që 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.