21 janari
E-maili Soros-Clinton/Shvarc Shiling, negociatori mes Berishës e Ramës pas 21 janarit
Një ditë më parë u publikua lajmi se George Soros i kishte dërguar një email sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Clinton përmes të cilit kërkonte caktimin e një ndërmjetësi për zgjidhjen e përplasjes mes qeverisë dhe opozitës shqiptare më 21 janar 2011. Lajmi u bë i ditur nga një shkrim në “Washington Post”, ku flitej edhe se Soros kishte propozuar tre emra si ndërmjetës. Sot, portali “Droni.al” jep një version, referuar burimeve të veta.
Emaili drejtuar Hillari Klintonit për 21 janarin shqiptar, proteston Soros: Gjitha sa thuhen për mua, nuk janë të pavërteta!
21 Janari- Soros, një nga njerëzit që kërkoi ndërhyrjen e qeverisë amerikane
“Washington Post” publikon sot një shkrim që flet për çështjen e e-maileve të Hillari Clinton, çështje e cila po interferon në garën presidenciale amerikane. Një nga mesazhet është edhe ai qe financieri George Sorros i dërgon sekretares amerikane të Shtetit për situatën e ndezur në Shqipëri. Për aq sa na intereson, vlen të thuhet se Sorros kërkon ndërhyrjen energjike të ShBA-së, “vëmendjen urgjente nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Dhe në fakt ndërhyrja siç u pa nuk mungoi, sikurse apeli për të ulur palët në diskutime.