E-maili Soros-Clinton/Shvarc Shiling, negociatori mes Berishës e Ramës pas 21 janarit

Postuar në 07 Tetor, 2015 00:22

Një ditë më parë u publikua lajmi se George Soros i kishte dërguar një email sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Clinton përmes të cilit kërkonte caktimin e një ndërmjetësi për zgjidhjen e përplasjes mes qeverisë dhe opozitës shqiptare më 21 janar 2011. Lajmi u bë i ditur nga një shkrim në “Washington Post”, ku flitej edhe se Soros kishte propozuar tre emra si ndërmjetës. Sot, portali “Droni.al” jep një version, referuar burimeve të veta.  “Burime të besueshme zbuluan për droni.al se ka pasur një negociator mes Berishës dhe Ramës pas protestave të 21 janarit por nuk eshte pranuar ndonje prej propozimeve që Soros i bëri sekretares së Shtetit, Hilary Klinton. Ai ka qënë një politikan i njohur gjerman, deputet, ish ministër në qeveritë e kancelarit Helmut Kohl dhe njohës shumë i mirë i Shqipërisë por edhe i problemeve ne rajon. Emri i tij është Shvarc Shiling i cili kreu disa takime në Tiranë dhe Berisha caktoi një prej këshilltarëve të tij që të ndiqte procesin e ndërmjetësimit. Qëllimi ishte ndalimi i protestave të dhunshme dhe garancia nga Berisha që nuk do të ndërmerrte nisma kundër krerëve të opozitës së atëhershme në funksion të akuzës për protesta të paligjshme dhe dhunshme. Në përfundim të ekspertimit të tij, Shiling bëri një raport ku identifikonte problemet që kishin cuar në përplasje dhe në fakt konsideronte si shkaktar kryesor opozitën”, raporton “Droni.al”. Sipas këtij portali vetë Soros në emailin drejtuar Clinton propozoi 3 emra: Karl Bild i cili në vitet 90 ka qenë i dërguari i lartë i BE në Bosnjë, Marti Ahtisari i cili ekspertoi procesin e pavarësimit të Kosovës dhe Miroslav Lajçak ish-ministër i jashtëm sllovak.

http://www.droni.al/web/DIPLOMACIAE21_JANARIT_Emaili_i_Klinton_zbulohet_...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.