Slideri Kryesor

"Abuzimi me pushtetin", libri i May bën me dhimbje koke konservatorët britanikë

Postuar në 22 Gusht, 2023 16:36

Abuzimi me pushtetin” është libri i ri i ish-kryeministres britanike Theresa May, që po i shqetëson jo pak konservatorët javët e fundit.

"Ajo e përshkruan shumë lirshëm se si është gërryer besimi tek politikanët dhe institucionet publike", thotë për The New European një burim në Westminster.

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Postuar në 22 Gusht, 2023 15:19

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.

Kërkesa për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është miratuar me shumicë votash.

Nga 38 komuna që ka në total Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale pas luftës.

Një reagim absurd për takimin e Athinës

Postuar në 22 Gusht, 2023 14:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për takimin e Athinës. Një qëndrim që nuk thotë asgjë, thjesht zë vend si njoftim në mediat shqip. Zoti Rama flet për ndasi të brendshme që përcaktuan mungesën e ftesës ndaj tij, duke nënkuptuar se ai është Shqipëria. Në fakt u ftua Bajram Begaj, personi që punon si President i Republikës.

Lajmi i Athinës

Postuar në 21 Gusht, 2023 20:54

 

Takimi i Athinës nuk është pritur mirë në Tiranë dhe kjo është e dukshme. Që nga urdhërimi i Presidentit për të mos shkuar, te cinizmi bosh i mediave pranë qeverisë, e deri te improvizimi i kryeministrit me një reagim pa kuptim dhe joproporcional ndaj një deklarate në një televizion të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë. E kuptueshme. Poshtërimi është atribut natyral i Shqipërisë politike, e mban atë gjallë. 

"Po plakem dhe kjo nuk më shqetëson aspak"

Postuar në 21 Gusht, 2023 18:40

Hollivudi ka standarde të dyfishta për meshkujt dhe femrat që i kanë kaluar të 40-at. Charlize Theron është 48 vjeçe dhe thotë se për standardet e botës së kinemasë, “meshkujt plaken si vera e mirë”, ndërsa femrat “si lule të këputura”.

Digjitalizimi i kadastrës nuk po jep rezultate

Postuar në 21 Gusht, 2023 16:31

Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës nuk ka dhënë ende rezultatin që pritej sa i takon shkurtimit të kohës në marrjen e shërbimit për qytetarët. Këshilltari i Dhomës Kombëtare të Noterisë, Fatmir Laçej, thotë se që prej digjitalizimit të Kadastrës nga 5655 aplikime normale, përgjigje kanë vetëm 1300 prej tyre. Laçej thotë për MCN TV se sistemit i duhet dhënë kohë për të shfaqur rezultatet e pritura.

Fiskalizimi në Serbi sjell ndëshkime për bizneset

Postuar në 21 Gusht, 2023 15:25

Në Serbi është prezantuar sistemi i fiskalizimit, që presupozon gjurmim në kohë reale të transaksioneve financiare mes bizneseve dhe bizneseve me klientë fundorë. Në një raportim në mediat serbe, është vënë në dukje se nga kontrollet e ushtruara në bazë edhe të gjurmimit të transaksioneve janë marrë masa për mbylljen e 66 njësive të ushtrimit të biznesit për shkak të shkeljeve të konstaturara.

Kina merr përsipër një “valë pajtimi” në Lindjen e Mesme

Postuar në 21 Gusht, 2023 14:46

Kina po bën ndërmjetëson mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Kryediplomati kinez, Wang Yi, thotë se ulja e tensioneve mes dy vendeve po sjell një "valë pajtimi" në Lindjen e Mesme.

Yu u zotua të mbështesë me vendosmëri Teheranin për "çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore" gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian.

Nis pazari për Belerin. Në kërkim "një grek i moderuar jashtë ndikimit të Berishës"

Postuar në 21 Gusht, 2023 14:22

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se për çështjen “Beleri” ka në tryezë aktualisht një diskutim ndërkombëtar sipas saj, për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme.

Sipas gazetës në fjalë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, po merr rreziqe në këtë rast për shkak se Beleri është një person që duket se është gati non grata në SHBA – nuk ka vizë amerikane – dhe se ai mbështetet nga një politikan non grata si Sali Berisha.

HRW: Arabia Saudite po ekzekuton qindra emigrantë në kufi

Postuar në 21 Gusht, 2023 13:22

Qindra emigrantë etiopianë janë vrarë në kufijtë e Arabisë Saudite që nga viti i kaluar. Emigrantët mbërrijnë fillimisht në Jemen dhe prej aty tentojnë të kalojnë kufirin e mbretërisë, por përballen me vdekjen. Në raportin e fundit, Human Rights Watch thotë se vrasjet "e përhapura dhe sistematike" mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor