Slideri Kryesor
Fundi i Europës është afër
Ne europianët jemi ende të bindur se kontinenti ynë i vogël është qendra jo vetëm e historisë së njerëzimit, por se ai formëson edhe botën e sotme. Ne u japim të gjithëve leksione bazuar mbi vlerat në të cilat ne besojmë vendosmërisht se janë universale. Ne e mendojmë veten si fisnikë, të fuqishëm me qëllime të mira. Por periudha e fuqisë së vërtetë europiane ishte thjesht një devijim historik.
Shkenca duhet të japë një përgjigje të qartë për UFO-t
Abraham Loeb, profesor i astrofizikës në Universitetin e Harvardit i shpjegon me mundësinë e ekzistencës së një teknologjie jo-njerëzore disa vëzhgime astronomike konfuze, për të cilat shkenca nuk ka ende një përgjigje të qartë. Loeb është autori i “Interstellar: The Search for Extraterrestrial Life and Our Future Beyond Earth”.
Dinjiteti publik në sens kundër-orar. Vetëm Edi Rama mund të rehabilitonte Belerin
Në një intervistë me një gazetar të gazetës “Kathimerini” – që është shfaqur i lumtur nga fakti që po fliste me Edi Ramën – kryeministri i Shqipërisë, ka thënë ndër të tjera për çështjen “Beleri” se:
Dyfishohet BRICS, anëtarësohen 6 vende të reja
Gjashtë vende të reja do t’i shtohen grupit BRICS. Në samitin e 15 të mbajtur në Afrikën e Jugut u vendos anëtarësimi i Argjentinës, Etiopisë, Iranit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjashtë vendet që kishin aplikuar paraprakisht për anëtarësim do të kenë të drejta të plota në BRICS që nga 1 janari 2024, raporton The Guardian.
Çorapja e zezë në Beograd
Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu
Prodi: Franca, si shoferi që sheh vetëm pasqyrën e pasme
Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.
Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.
Pankreasi artificial revolucionarizon trajtimin e diabetit të tipit 1
Pankreasi artificial, një pajisje teknologjike e zhvilluar nga një ekip shkencor në Britani, pritet të optimizojë trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 1. Pankreasi artificial përfshin algoritme moderne dhe ndërvepron me çdo përdorues individualisht, duke automatizuar procesin e matjes dhe marrjes së insulinës.
Kësaj qeverie i shkon vetëm Korrupsioni!
Në një konferencë të gjatë për shtyp sot – e cila vazhdon – kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit duke e cilësuar atë si një ndër punët më të bukura që janë bërë.
Mos pyesni mua, por mjekët që më shkruanin se mos kontrata sekuestrohej. Që nuk ishte rasti
tha ndër të tjera z. Rama.
Korrupsioni, Rama: Nuk mund të parashikojmë kush i reziston tundimit e kush jo
Kreu i qeverisë e cilësoi sot koncesionin e sterilizimit një nga punët më të bukura të qeverisë së tij. Rama tha se përgjegjësia për shkeljen e kontratës është individuale dhe ata që kanë abuzuar do të paguajnë. Në lidhje me hetimin që ka vënë nën akuzë tetë persona deri tani, Rama tha se korrupsionin nuk mund ta parashikosh.
Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!
Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:
një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin