Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.
Kërkesa për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është miratuar me shumicë votash.
Nga 38 komuna që ka në total Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale pas luftës.
Mitrovica e Veriut, me shumicë serbe, është komuna e parë nga veriu i Kosovës që bëhet pjesë e kësaj shoqate.
Add new comment