Një reagim absurd për takimin e Athinës

Postuar në 22 Gusht, 2023 14:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për takimin e Athinës. Një qëndrim që nuk thotë asgjë, thjesht zë vend si njoftim në mediat shqip. Zoti Rama flet për ndasi të brendshme që përcaktuan mungesën e ftesës ndaj tij, duke nënkuptuar se ai është Shqipëria. Në fakt u ftua Bajram Begaj, personi që punon si President i Republikës.

Ndaj reagimi është asgjë më shumë sesa refluksi i një mëngjesi të hidhëruar nga injorimi i të gjithëve. Sepse Greqia nuk la vend për interpretime: sqaroi publikisht se nuk e ftoi z. Rama për shkak të çështjes Beleri. Jo se pjesëmarrësit aty nuk e donin kryeministrin se kompleksohen nga vizionet e tij. Le të vihet në dukje se z. Rama nuk e ka përmendur Kosovën në mesazhin e tij, që është në fakt mesazhi kryesor i takimit, ndërkohë që ta zëmë takimi i Nishit dhe ato me Vuçiçin e lanë përherë jashtë Prishtinën. Përherë, edhe pse e ftonin duke e përqeshur.

Me gjuhën e atij që lëpin atë që pështyn, mesazhi i z. Rama mbyllet me një keqardhje për pjesëmarrjen e Albin Kurtit në takim, duke vënë në dukje se “jemi një popull”. 

Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Shumë është në rrezik global, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore

shkruan z. Rama.

E merr kush seriozisht këtë njeri më?

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Mua me duket shume mire reagimi i Kryeministrit. Nje komunikim diplomatik me nje gjuhe qe e percjell mesazhin te plote dhe nuk e fsheh te verteten. Jane fjale e fjali te zgjedhura me zgjuarsi dhe eshte art negocjimi menyra si reagon Edi Rama. Eshte nje reagim plot stil dhe godet ne dhjetshe dhe ne mendje te betonohet ideja se Edi Rama eshte me lart ne diplomaci se greket. Uli ca notat e gajdes se i ke uleritese dhe ky postim nuk eshte muzike.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edi Rama me lart ne diplomaci se greket???? N'gjum e pe ti? Pash Zotin ku e mesoi diplomacine Rama ne Institutin e Larte te Arteve, apo e ka talent natyral, trashegimi nga gjyshi Ahmet?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ketij i eshte bere ves e folura....s'ka rendesi se çfare thote.... mjafton te thote ndonje gje qe i duket e mençur, e urte, largpamse, qe ne fjalorin e zakonshem perkthehet "futja ordhes"

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne na kan ra breket si shtet e rrezohemi me kembet tona. Po komentojme per reagimin e Rames. Nuk eshte ragim absurd dhe eshte reagim me diplomatik se i grekeve. Grekerit jan brutale ne mardhenjet me Shqiperine dhe gjuha e tyre eshte vetem shantazh ne lule te ballit si vete sjellja e mos fteses se Kryeministrit. Cudi me ty Maku si te shpetojne keto masat hashiqare frontale, ku je i ve zile miut per detaje teveqele...

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Sepse Greqia nuk la vend për interpretime: sqaroi publikisht se nuk e ftoi z. Rama për shkak të çështjes Beleri. "
Pra sipas grekeve Edi Rama vendos kush hyn e kush del nga burgu. Dhe atyre ju ka ngel hatri "si sna e nxorre kte tonin".
"O vllai une kryebashkiaket e mi me kombesi shqiptare i kam fut ne burg per shume me pak.
Ligji eshte i barabarte per te gjithe" thote Edi.
"Dakord por greket jane i cik me te barabarte se ju shqiptaret pranej kujdes aty. Ajo qe eshte arsye e mjaftueshme per te fut ne burg shqiptarin kur vjen puna per grekun duhet ti boni hesapet mire. Kemi te drejten e vetos. Rruga per ne Evrope kalon nga Athina".
Atehere kuptojme qe problemi ne Shqiperi nuk eshte Beleri por qeveria.
Nga e kuptove "nenkuptimin se ai eshte Shqiperia"?
Pra sipas jush greket dy lloj raportesh shtetin shqiptar : Nje me Shqiperine dhe nje me kryeministrin.
Per mua Beleri nuk eshte fajtor per jeten qe ka bere. As pse kandidoi. As pse bleu votat. Ai eshte deri me sot i pafajshem. Por nen mase sigurie me vendim te tre shkalleve te gjykates shqiptare. Nese kane ndonje gje greket nuk mund ti drejtohen kryeministrit por gjykates. Dhe ketu nuk me vend per diskutim. Vaj halli te ishte ndryshe. Pra te vendoste Kryeministri kush duhet burgosur.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Meqe e gjeta zilen po ta ve ty tashti, si pune miu demek....A me verte e ke ti Noni qe Beleri rri ne burg prej gjykates (!?) e jo prej ketij bylykbashit me poture?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Je bo si ai llaskuci i vogel qe pret zarfet e postierit nen dere dhe i jargavit me gjuhe.
Ene puna jote ashtu eshte bere duke pritur nonin e rradhes per t,i marre ere postimit te tij.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

dukesh qe ke qene mesues filloreje ne fshat per nje periudhe te gjate kohe. Me kane thene qe vetem atje i gjemojne aromave nga prapa, u bohet ves dhe pastaj kujtojne se gjithe te tjeret jane gjuetare gazrash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.