Slideri Kryesor

New York Times ndalon përdorimin e arkivës së saj nga inteligjenca artificiale

Postuar në 15 Gusht, 2023 23:01

Gazeta New York Times nuk do të lejojë që artikujt e botur prej saj të shërbejnë si “ushqim” për inteligjencën artificiale. Me ndryshimin e politikave të saj, The Times synon të ndalojë përdorimin e arkivës së saj për trajnimin e “çdo programi kompjuterik, përfshirë dhe pa u kufizuar në, mësimin e kompjuterave të inteligjencës artificiale”.

Ndalimi përfshin të gjitha llojet e përmbajtjes së gazetës: tekst, foto, video dhe metadata, raporton Gizmodo.

"Nuk lejojmë që BE të cenojë sovranitetin tonë kombëtar"

Postuar në 15 Gusht, 2023 19:07

Polonia nuk i shkel ligjet e BE-së, por e di mirë se ku janë kufijtë e saj". Gjashtë muaj pasi Komisioni Evropian e paditi Poloninë në gjykatën më të lartë të BE-së për shkelje të ligjit të BE-së nga Gjykata Kushtetuese polake dhe praktikës gjyqësore të saj, kryeministri euroskeptik Mateusz Morawiecki, thotë se nuk do të lejojë kurrë që institucionet e unionit të cenojnë sovranitetin e shtetit polak.

Rikthehen trenat në Europë

Postuar në 15 Gusht, 2023 16:32

Trenat po rikthehen në Europë. Paris-Vjenë ka shitur 70% të biletave që nga hapja e linjës në dhjetor 2021. Niset në ora 7:30 nga Parisi dhe është në Vjenë në orën 10 për një biletë 30 euro. Për lidhje direkte edhe TrenItalia parashikon krijimin e një linje direkte me Parisin dhe Madridin duke nisur nga fundi I vitit 2024, pas suksesit të pabesueshëm të linjave direkte Milano-Paris, Torino-Lion. Paris-Berlin vihet në punë nga fundi i vitit 2023 me një linjë të shpejtësisë së lartë që e çon udhëtimin në 7 orë.

San Francisko, një shembull sesi degradon një qytet

Postuar në 15 Gusht, 2023 16:18

 

Një reportazh në "Wall Street Journal" ka rindezur debatin mbi degradimin e qytetit - i cili, në një farë kuptimi, mund të shpjegojë pse shanset e Donald Trump-it për t'i fituar zgjedhjet nuk janë krejtësisht inekzistente.

"Numri 10 nuk ekziston më"

Postuar në 15 Gusht, 2023 15:55

 

Një intervistë që nuk ka nevojë për hyrje qëkur Platini thotë atë që lexohet në titull. Futbolli dikur jetohej, ishte sport dhe argëtim, sot biznes. Ndaj edhe ai numër ka vdekur.

Çfarë do të thotë ajo 10 në shpatullat e një lojtari futbolli?

Bashkia e Pragës refuzon statujën e Ataturkut

Postuar në 15 Gusht, 2023 13:34

Autoritetet e bashkisë së Pragës në Republikën Çeke, kanë refuzuar një kërkesë të ambasadës turke për vendosjen e një statuje të Mustafa Kemal Ataturk në rrugën “Ankaska” në distriktin e gjashtë të qytetit. Zv.kryetari i distriktit për kulturën, Jan Lacina, ka shpjeguar arsyet e refuzimit që lidhen me cilësitë artistike të statujës dhe kontekstin historik të rrugës ku do të vendosej ajo.

Megjithatë një pikë kryesore e kontestimit erdhi lidhur me ngjarjet e vitit 2015

"Vrit indianin, shpëto njeriun!" Genocidi Arsimor mbi indigjenët

Postuar në 14 Gusht, 2023 19:16

 

Mes viteve 1890-1978, në Shkollën Rezidenciale Indiane në Kamloops në provincën kanadeze të British Columbia, mijëra fëmijëve indigjenë u mësohej ‘të harronin’. Të ndarë nga familjet e tyre, këta fëmijë detyroheshin të harronin gjuhët e tyre, identitetet dhe kulturat. Përmes ndarjes dhe të harruarit, kolonët dhe mësuesit besonin se jo vetëm po ndihmonin këta fëmijë indigjenë, por edhe vetë kombin. Kanadaja do të përparonte, shpresonin kolonët, nëse fëmijët indigjenë – vendas – do të mund të bëheshin edhe më të ngjashëm me të bardhët.

Niger, junta akuzon presidentin për tradhti të lartë

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:34

Liderët e grushtit ushtarak të shtetit në Niger njoftuan se do ta ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. Ky i fundit do të akuzohet për "tradhti të lartë" dhe "minim të sigurisë" të vendit, bëri të ditur në një njoftim televiziv junta ushtarake që ka marrë në dorë drejtimin e vendit.  

1 trilion lira për dëmet e tërmetit në Turqi

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:12

Rreth një 1 trilion lira (37 milionë dollarë) do të japë qeveria turke për të rikuperuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në shkurt të këtij viti.

Nga buxheti i qeverisë turke do të dalin 762 miliardë lira, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në formën e alokimeve për pushtetin vendor, agjencinë e punësimit İşkur dhe agjencinë e sigurimeve shoqërore SGK. “Ne llogarisim se shpenzimet e përgjithshme do të jenë rreth 1 trilion lira këtë vit," tha zëvendëspresidenti Cavit Yılmaz.

Hipokrizia që mban Italinë të ndarë

Postuar në 14 Gusht, 2023 00:52

 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor