Kina merr përsipër një “valë pajtimi” në Lindjen e Mesme
Kina po bën ndërmjetëson mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Kryediplomati kinez, Wang Yi, thotë se ulja e tensioneve mes dy vendeve po sjell një "valë pajtimi" në Lindjen e Mesme.
Yu u zotua të mbështesë me vendosmëri Teheranin për "çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore" gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian.
Ulja e befasishme e tensioneve midis Iranit dhe Arabisë Saudite, e ndërmjetësuar nga Kina në mars, pasoi vite të rivaliteti të ashpër që kishte destabilizuar disa vende të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, Sirinë, Libanin, Jemenin dhe Bahreinin.
Zyrtarët në Teheran dhe Riad kanë thënë se përkeqësimi i marrëdhënieve të dy vendeve me Shtetet e Bashkuara ishte një nga arsyet kryesore për ndryshimin e politikës së tyre.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei donte t'i jepte fund izolimit politik dhe ekonomik të nxitur nga SHBA, pasi u tërhoq nga marrëveshja historike që frenonte programin bërthamor të Teheranit dhe e pa marrëdhënien e re me Arabinë Saudite si një mënyrë për ta bërë këtë, thonë zyrtarët iranianë.
Arabia Saudite, ndërkohë, ka humbur besimin në çdo angazhim të SHBA-së ndaj shqetësimeve të përbashkëta të sigurisë rajonale dhe ka zgjedhur të forcojë lidhjet me Kinën, e cila ka ruajtur marrëdhënie të mira me Iranin.
Të dy vendet janë angazhuar për rihapjen e misioneve diplomatike në vendet e njëri-tjetrit dhe Princi Mohammed ka pranuar ftesën r Amir-Abdollahian për të vizituar Teheranin.
Irani është ndërkohë në bisedime me SHBA-në për marrëveshjen bërthamore, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian kanë nisur në Vjenë dy vjet më parë, por që atëherë nuk është bërë asnjë përparim.
Add new comment