Slideri Kryesor

Ushtria serbe kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Postuar në 04 Janar, 2024 11:22

Ushtria serbe i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, që të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2010 dhe i zëvendësuar me shërbimin vullnetar, shërbimi i detyurueshëm është kërkuar disa herë në Serbi.

Sulm me 100 të vrarë në Teheran

Postuar në 03 Janar, 2024 21:14

Dy shpërthime në ceremoninë përkujtimore të komandantit iranian Qaseem Soleimani lanë të vdekur 100 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Televizioni shtetëror iranian raportoi për dy shpërthime në harkun kohor të 15 minutave gjatë një ceremonie në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman, pas vrasjes nga një dron amerikan.

"Vuçiç e pranoi marrëveshjen me Kosovën, por u tërhoq sapo u kthye në Beograd"   

Postuar në 03 Janar, 2024 20:53

Kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, thotë se rreth një vit më parë, parimisht palët ranë dakord në Bruksel, por presidenti serb u tërhoq.

Ule Bishtin!

Postuar në 03 Janar, 2024 17:19

Në media qarkullon një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.

Izraeli ka përherë "një listë eliminimesh"

Postuar në 03 Janar, 2024 14:47

Në dhjetor të vitit 2019, në gazetën “Haaretz”, Gideon Levy do të publikonte një shkrim me titullin: Vrasësi ynë. Shkrimi merret me një lloj kulture të heorizimit të vrasësve të shtetit që sillet e risillet në media në formën e një seriali letrar dhe televiziv të zhanrit aksion ku MOSSAD shkëlqen përherë me efektivitetin e vet.

Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve,ose të heshtë!

Postuar në 03 Janar, 2024 13:27

Presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar duket se nuk ka asnjë efekt praktik. Disa vërejtje për zgjedhjet, ndonjë shkrim për Aleksandër Vuçiçin si autokrat dhe kaq. Ndërkohë që opozita serbe, e përfaqësuar kryesisht edhe në sytë e pushtetit, nga Dragan Gjilas, po shprehet kritike ndaj Perëndimit që nuk arrin do të artikulojë një politikë të qartë. Përmes një opinioni në “Politico”, Gjilas shprehet se nëse perëndimi nuk është në gjendje të kërkojë përsëritje e zgjedhjeve, atëherë është mirë të heshtë.

Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket

Postuar në 03 Janar, 2024 12:44

Kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, ka deklaruar në një prononcim për mediat në Serbi, se afria mes Aleancës djhe Serbisë është më e madhe nga sa duket.

Mendoj se qytetarët e Serbisë nuk janë tërësisht në dijeni sesa shumë ne punojmë dhe arrijmë përmes partneritetit tonë. Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket në pamje të parë

citohet ai.

Këshilltar në vendet autoritare

Postuar në 02 Janar, 2024 20:00

Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Ish-kryeministër i Britanisë për 10 vite radhazi dhe lider i laburistëve për 13 vjet, Blair themeloi Institutin për Ndryshim Global, i cili është paguar nga qeveri të ndryshme të botës.

Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Presion maksimal ndaj Serbisë për Kosovën në muajin shkurt. Po synohet mbyllja e Luftës në Ukrainë këtë vit

Postuar në 02 Janar, 2024 14:21

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë “Tanjug” se autoritet koordinuese për çështjet e sigurisë në vend, kanë konkluduar se situata është stabël, pavarësisht protestave paszgjedhore. Megjithatë ai ka pranuar se protestat në përgjithësi e dëmtojnë Serbinë dhe sidomos turizmin dhe investimet.

2024, vit përcaktues për Perandorinë Ruse

Postuar në 02 Janar, 2024 14:11

Robert Kaplan, eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë në një intervistë ëpr gazetën “Kathimerini” se viti 2024 mund të jetë përcaktues në historinë e asaj që ai e quan Perandoria Ruse. Sipas tij, aktualisht Rusia po harxhon burime të jashtëzakonshme në luftën në Ukrainë, që nëse vijon kështu do ta thajnë kapacitetin e saj dhe e kanë dobësuar tashmë në rajone të tjera të vetat.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor