Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket

Postuar në 03 Janar, 2024 12:44

Kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, ka deklaruar në një prononcim për mediat në Serbi, se afria mes Aleancës djhe Serbisë është më e madhe nga sa duket.

Mendoj se qytetarët e Serbisë nuk janë tërësisht në dijeni sesa shumë ne punojmë dhe arrijmë përmes partneritetit tonë. Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket në pamje të parë

citohet ai.

Gjatë vitit që lamë pas, Serbia erdhi në prag të një fërkimi me trupat e NATO-s në veriun e Kosovës, në një seri ngjarjesh tensionuese që kulmuan me sulmin në Banjskë. Po ashtu Serbia u detyrua të reduktojë numrin e trupave të dislokuara në kufi, pas presionit ndërkombëtar.

Deri më sot, Serbia e Aleksandër Vuçiçit ka mbajtur si qëndrim zyrtar të ashtuquajturin neutralitet ushtarak, çka nënkupton refuzim për t’u angazhuar në NATO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.