Ushtria serbe kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Ushtria serbe i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, që të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2010 dhe i zëvendësuar me shërbimin vullnetar, shërbimi i detyurueshëm është kërkuar disa herë në Serbi.
Me synim rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Ushtrisë së Serbisë, përmes rifreskimit dhe promovimit të rekrutimit dhe stërvitjes për personelin aktiv dhe rezervë, Shtabi i Përgjithshëm, si trupa më e lartë e kualifikuar për përgatitjen dhe përdorimin e Ushtrisë së Serbisë, në kohë paqeje dhe lufte, ka ndërmarrë nismën dhe i ka propozuar Presidentit dhe Komanandit Epror të Ushtrisë së Serbisë, Aleksander Vuçiç, rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për një kohëzgjatje katër mujore
lexohet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas mediave serbe, propozimi i Shtabit të Përgjithshëm ka ardhur në kuadër të një rishikimi të hollësishëm të situatës dhe sfidave me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral.
Add new comment