Slideri Kryesor
Greqia nuk duhet të demilitarizojë Egjeun, pavarësisht afrimit me Ankaranë
Angelos Syrigos, një deputet i Demokracisë së Re në Greqi, dhe profesor i Asociuar për Ligjin Ndërkombëtar dhe Politikën e Jashtme, ka komentuar së fundmi në “Kathimerini” raportet turko-greke në suazën e detyrimeve dhe rregullimeve të Traktatit të Lozanës. Traktat i cili u vu në diskutim dhe u kërkua të rishikohej vitin që lamë pas nga presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.
Arsyetime të një ministreje që shpjegohen vetëm nga Mirela Kumbaro
E dëgjoi kush ministren e Kulturës, apo Turizmit, apo Mjedisit dje? Çfarë rëndësie ka ministria? Emri është i njëjti: Mirela Kumbaro.
Zonja, që të bën me siklet ta qush të tillë paralajmëroi dje ndryshimin e ligjit për mbetjet. Dhe argumenti që dha i bën nder servilizimit të pashpjegueshëm të saj ndaj Kryeministrit, servilizëm që u konkurua sot nga një tjetër profesor dhe ish-ministër që e krahasonte Edi Ramën me një baron të famshëm.
Marrëveshje mes klerit dhe biznesit/Projekti i një hoteli rrezikon lagjen e armenëve në Jeruzalem
Projekti i një hoteli luksoz rrezikon një lagje armene në Jeruzalem. Në një cep të qytetit të vjetër të Jeruzalemit pranë Katedrales së Shën Jakobit, të mbijetuarit e gjenocidit armen gjetën strehë më shumë se njëqind vjet më parë.
Por në vitin 2021 një investitor hebre-australian nënshkroi një marrëveshje me një përfaqësues të klerit armen për të ndërtuar një hotel luksoz.
Banorët e lagjes së vjetër janë ngritur kundër këtij plani.
17 000 vdekje nga hidroksiklorokina e rekomanduar gjatë pandemisë së CoVid-19
Kërkuesit francezë kanë përllogaritur se rreth 17 000 njerëz mund të kenë vdekur nga përdorimi i hidrokisklorokinës në fazën e parë të pandemisë së CoVid-19. Medikamenti antimalarik u sugjerua në fazën e parë nga një mjek francez, Didier Raoult, që më pas u lëviz nga detyra për shkak të problemeve që u krijuan.
Në prag dështimi negociimi për një Traktat Ndërkombëtar kundër Pandemive
"Politico" shkruan së fundmi për mundësinë e dështimit të neogociatave ndërkombëtare për një Traktat mbi Pandemitë, duke lënë pas krahëve përvojën traumatike të CoVid-19. Negociatat udhëhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe synojnë miratimin e një kuadri rregullator detyrues në eventualitetin e një pandemie të re si dhe për të mos lejuar më diskriminimin në shpërndarjet e bareve imunizues siç ndodhi me vaksinat kundër CoVid-19.
Qeveria shqiptare miraton hapjen e ambasadës në Sarajevë
Në fund të vitit që lamë pas, qeveria shqiptare miratoi një vendim përmes të cilit zyrtarizon hapjen e misionit diplomatic në Bosnje-Hercegovinë.
Misioni do të jetë në nivelin e Ambasadës dhe do të funksionojë në kryeqytetin e vendit, Sarajevë.
Kjo Polici nuk besohet për asgjë
Ngjarja e Sukthit po tentohet të kanalizohet në dy drejtime të ndryshme: së pari, politika dolit me paralajmërimin për forcim të legjislacionit për rrjetet sociale dhe mediat online dhe ky është një refleks i raportimit se zonja në fjalë, kishte vrarë veten pas presionit psikologjik që i ishte bërë me materiale të sajuara në Tik Tok.
Dhe së dyti, nga Policia e Shtetit që po synon ta kanalizojë ngjarjen te përgjegjësia e bashkëshortit mbi të cilin rëndon dëshmia e supozuar e fëmijëve për dhunë dhe presion psikologjik.
Izraeli zbulon planin për Gazën e pas luftës: Palestinezët vetëm administratë civile
Izraeli ka bërë publike detaje të një plani për sundimin e Gazës pas luftës.
Izraeli shkon në Hagë me një avokat britanik
Një avokat britanik do të pëfaqësojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përballet me pretendimin për gjenocid.
Profesor Malcolm Shaw KC, ekspert i mosmarrëveshjeve territoriale dhe autor i disa botimeve mbi ligjin e gjenocidit, është diplomuar në Universitetin e Liverpulit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
Vetëvrasje pas dhunimit psikologjik në Tik-Tok. Zonja kishte denoncuar një vit më parë, Policia nuk lëvizi
Mediat raportojnë sot për vetëvrasjen e një gruaje 41 vjeç nga fshati Vardardhë i Sukthit, për shkak të presionit psikologjik që i ishte ushtruar në Tik-Tok. Ka të dhëna që flasin për foto dhe video të montuara në një profil të rremë për gruan në fjalë dhe dyshimi bie mbi kolege të punës në një fabrikë fasonerie.