Në prag dështimi negociimi për një Traktat Ndërkombëtar kundër Pandemive
"Politico" shkruan së fundmi për mundësinë e dështimit të neogociatave ndërkombëtare për një Traktat mbi Pandemitë, duke lënë pas krahëve përvojën traumatike të CoVid-19. Negociatat udhëhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe synojnë miratimin e një kuadri rregullator detyrues në eventualitetin e një pandemie të re si dhe për të mos lejuar më diskriminimin në shpërndarjet e bareve imunizues siç ndodhi me vaksinat kundër CoVid-19.
Nëse shtetet duan me të vërtetë të kenë një traktat ato duhet që me të vërtetë të nisin të negociojnë, jo të ripohojnë pozicionet e tyre fillestare. Shumë vende thjesht thonë “ne nuk e duam atë” por nuk angazhohen seriozisht me tekstin përkatës
citon media në fjalë një diplomat nga një vend në zhvillim.
Duket se shkak për bllokimin është drafti i propozuar që vendos parimin e barazisë në trajtimin gjatë pandemisë, çka mungoi gjatë situatës me pandeminë e fundit. Është e qartë se refuzimi i këtij parimi që ka të bëjë me akses të barabartë në mjekimet dhe infrastrukturën mjekësore në rastin e një pandemie është kusht për vendet e varfra dhe ato në zhvillim, gjë që nëse shohim përvojnë tonë, është gati e pamundur të lëshohet nga vendet e zhvilluara.
Duhet të kujtojmë turpin e madh të Europës që urdhëroi ndalimin e eksporteve të pajisjeve mjekësore si resipratorë në fazën fillestare të pandemisë, çka detyroi vende si Shqipëria apo Serbia të kërkojnë ku të munden për opsione zëvendësuese. Një akt që u korrigjua me shpejtësi nga BE-ja e cila megjithatë la një shije jo të mirë.
Add new comment