Arsyetime të një ministreje që shpjegohen vetëm nga Mirela Kumbaro
E dëgjoi kush ministren e Kulturës, apo Turizmit, apo Mjedisit dje? Çfarë rëndësie ka ministria? Emri është i njëjti: Mirela Kumbaro.
Zonja, që të bën me siklet ta qush të tillë paralajmëroi dje ndryshimin e ligjit për mbetjet. Dhe argumenti që dha i bën nder servilizimit të pashpjegueshëm të saj ndaj Kryeministrit, servilizëm që u konkurua sot nga një tjetër profesor dhe ish-ministër që e krahasonte Edi Ramën me një baron të famshëm.
Për t’u kthyer te Kumbaro dhe kumbullat e saj: zonja deklaroi se ligi do ndryshojë sepse na qenka i vjetër. I 2011-s!!! Dhe arsyeja për këtë është se nëse në atë vit mblidheshin 35% e mbetjeve të gjeneruara sot mblidhen 95%. Dhe me shtimin e vëllimit, na duhet ligj i ri!!! Kur ne jemi një vend që paguajmë edhe inceneratorë inekzistentë. Më tej Akoma: zonja Kumbaro na thotë se tani kanë dalë dije të reja, flitet për riciklim.
Ka më turp në këtë vend? Ka më cipë nën samarët e servilizimit te këta njerëz? Po ka vite, të paktën qëkur flama socialiste i zuri frymën Shqipërisë, që kritika kryesore që i bëhet investimeve në inceneratorë është se nuk respektojnë shkallëzimin në përpunimin e mbetjeve dhe sidomos riciklimin.
Në vitin 2016, kur flitej për importin e mbetjeve në protestë doli industria e riciklimit madje, e cila ekziston dhe kishte interes për idenë në fjalë.
Me siguri kanë qenë të gjithë ëndrra mediatike: dje Mirela Kumbaro na kujtoi se riciklimi është teknologji e re, e një ndërgjegjeje të re shoqërore. Zonja është ministre. Mban tituj akademikë, është marrë me librat gjithë jetën. Një faqe nga drafti të ulet ta lexojë se nuk i lejohet një ministreje të flasë si ikonë instagrami për një çështje kaq të rëndësishme.
Hera e fundit kur zonja foli me kompetencë ishte atëherë kur mbronte salçiçerinë e Butrintit. Ishte çështje që e njihte në themel, patjetër si kontribut për kulturën.
s.zaimi
Add new comment