Sulm me 100 të vrarë në Teheran
Dy shpërthime në ceremoninë përkujtimore të komandantit iranian Qaseem Soleimani lanë të vdekur 100 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Televizioni shtetëror iranian raportoi për dy shpërthime në harkun kohor të 15 minutave gjatë një ceremonie në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman, pas vrasjes nga një dron amerikan.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dënoi "krimin e urryer dhe çnjerëzor" dhe Udhëheqësi suprem i autoritetit më të lartë iranian, Ayatollah Khamenei, u zotua të hakmerret.
Disa vende, mes të cilave Turqia dhe Rusia, i dënuan sulmet dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje që të gjenden përgjegjësit.
Ministri iranian i Shëndetësisë, Bahram Eynollahi, e cilësoi sulmin si më vdekjeprurësin në historinë e Republikës Islamike, e cila është përballur me incidente të ngjashme në të kaluarën nga grupe të ndryshme, duke përfshirë Shtetin Islamik.
Irani në të kaluarën e ka fajësuar Izraelin për sulme ndaj individëve ose zonave brenda kufijve të tij - pretendime të cilat Izraeli as i ka konfirmuar dhe as mohuar - por nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë përfshirje të një shteti të huaj në shpërthimet e sotme.
Add new comment