Presion maksimal ndaj Serbisë për Kosovën në muajin shkurt. Po synohet mbyllja e Luftës në Ukrainë këtë vit

Postuar në 02 Janar, 2024 14:21

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë “Tanjug” se autoritet koordinuese për çështjet e sigurisë në vend, kanë konkluduar se situata është stabël, pavarësisht protestave paszgjedhore. Megjithatë ai ka pranuar se protestat në përgjithësi e dëmtojnë Serbinë dhe sidomos turizmin dhe investimet.

Ai ka prauar se Byroja e koordinimit ka konsideruar në veprim janë edhe faktorë të huaj që duan element të destabilizimit në Serbi, për të mundësuar arritjen e objektivave të veta në muajt shkurt-mars që kanë të bëjnë sipas tij me “përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Daçic ka shtuar se Beogradi pret një presion të shtuar në muajin shkurt për çështjen e Kosovës për shkak se KE-së dhe trupat e tjera të BE-së pushojnë së funksionuari para zgjedhjeve të pranverës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.