Slideri Kryesor

Pas Gjermanisë edhe Hollanda apelon për t'u përgatitur për luftë

Postuar në 28 Dhjetor, 2023 14:37

Europa dhe Perëndimi në përgjithësi ka nisur përpunimin e opinionit me idenë e një lufte konvencionale me Rusinë. Pas deklarimeve të herëpashershme të ministrit aktual të Mbrojtjes së Gjermanisë, dhe më parë të zyrtarëve britanikë, apeli për t’u përgatitur vjen edhe nga një vend përgjithësisht larg rreshtimeve partizane si Hollanda. Shefi i ushtrisë, Martin Wijnen është shprehur në një intervistë për “Telegraaf” se ushtria dhe popullsia hollandeze duhet të përgatiten për luftë me Rusinë.

Libia zgjeron kufijtë detarë në 24 milje

Postuar në 28 Dhjetor, 2023 12:23

Libia ka informuar Kombet e Bashkuara për vendimin e saj për të krijuar një zonë të re detare që i nënshtrohet autoritetit të shtetit libian, duke zgjeruar kufijtë detarë nga 12 në 24 milje detare.

Vendimi është marrë para disa javësh nga qeveria libiane e drejtuar nga kryeministri Abdul Hamid al-Dbeibeh, i cili deklaroi se qëllimi është  të mos shkelen ligjet ndërkombëtare apo të cenonhen kufijtë detarë të vendeve të tjera.

Ndahet nga jeta europiani Jacques Delors

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 21:15

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i njohur si arkitekti i BE-së moderne, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ndërsa lajmi konfirmohet nga vajza e tij. Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi bazat për monedhën e përbashkët europiane, euron. Vajza e Delors, Martine Aubry njoftoi se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.

Këta e kanë Sy, nuk ka shpjegim tjetër

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 17:09

Lidershipi politik i Shqipërisë është i mbushur me leshko. Dhe në kohën e Enver Hoxhës të thoshin “duhet të shkosh Lart”, me nënkuptimin se “këta poshtë janë mizerje”.

I njëjti mentalitet vazhdon edhe sot. Ka një Lart dhe disa Poshtë që bëjnë hatanë dhe tjetërsojnë vullnetin e mirë të udhëheqësit.

Sanksionet pa vlerë. Zv.kryeministri rus: Naftën po ia shesim të gjithën Kinës dhe Indisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 16:43

Sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë funksionuar dhe madje ato kanë diktuar riorientimin e tregut. Zv.kryeministri rus, Alexander Novak ka deklaruar se i gjithë prodhimi i hidrokarbureve është eksportuar në Indi dhe në Kinë.

Nëse ne më parë furnizonimEuropën me 40-45% të totalit të vëllimit të eksporteve tona të prodhimeve të naftës, ne presim që kjo shifër këtë vit të mos kalojë 4-5%. Shumë njerëz duan të blejnë naftën ruse dhe produktet e saj. Ka vende në Amerikën Latine, Afrikë dhe të tjera në rajonin e Azi-Paqësorit

Ndërron jetë Wolfgang Schäuble

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 13:56

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Ai ishte pjesë e qendrës së djathtë të Unionit Kristian Demokrat që nga vitit 1965. Lindi në vitin 1942 në Freiburg dhe u diplomua në drejtësi. Hyri në politikën parlamentare në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë e derisa vdiq mbeti deputet.

Schäuble erdhi në vëmendjen ndërkombëtare me idenë e tij të kursimit dhe shkurtimit të shpenizmeve në kohën e krizës së vitit 2010 kur Eurozona pësoi tronditje.

Dy Berishë në një derë

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 09:22

Gjykata e Lartë kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos sot për kërkesën që SPAK ka dërguar në lidhje me masën e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha.

Pasi mori autorizimin nga Kuvendi, institucioni më i lartë i akuzës në vend iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Faqet e qeverisë bien njëra pas tjerës

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 00:28

Njëzet e katër orë pasi hakerat e Homeland Justice njoftuan se kishin shtënë në dorë të gjitha të dhënat e kompanisë One Albania, disa prej faqeve të qeverisë janë jashtë funksionit.

Mëngjesin e së hënës, në kanalin e saj në Telegram, Homeland Justice njoftoi se kishte fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Serbia njeh përfundimisht targat e Kosovës

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 18:03

Qeveria e Serbisë miratoi një vendim me të cilin njeh targat e Republikës së Kosovës. Kreu i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviç, tha se nga 1 janari, të gjitha automjetet me targa të Kosovës mund të kalojnë pa problem në të gjitha pikat kufitare administrative.

Kjo sipas tij është bërë “ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar lëvizjen e lirë të individëve” dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

Kievi: Nuk kemi presion nga Gjermania për paqe të njëanshme me Rusinë

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 18:03

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave Gjermania po i bën presion Ukrainës për të nisur bisedime paqeje me Rusinë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor