Blloku Të Kripura
Prania e mushkonjave sivjet lidhet me sigurinë kombëtare. Pritet një rol i ri i Belinda Ballukut
Më poshtë një letër e organizatës së Tragjasit drejtuar kryeministrit Rama:
Z. Kryeministër, ndoshta ju nuk e keni parë një video të shpërndarë nga z. Sali Berisha për mushkonjat në Orikum. Shikojeni, është e vërtetë. Mushkonjat janë reale, qamet i zi anëekënd.
Nuk lënë vend pa të pickuar. Dua të them edhe sikur ajo video e Berishës të jetë në Shkodër, ku e kuptoj pse nuk spërkasni, me siguri që edhe në Orikum e Sarandë, Tiranë e Durrës, është nami me mushkonja.
Një dekoratë e fundit dhe sekrete
“Të Kripura” mëson se presidenti aktual, Ilir Meta, ka rezervuar dekoratën e fundit të mandatit të tij për kryeministrin Edi Rama.
Vizita e fundit në Turqi e z. Meta ishte pikërisht në këtë kontekst: marrja e sigurimeve nga Ankaraja zyrtare për kreun e shtetit, që i ka shumë të paktë miqtë ndërkombëtarë. Pas dekretimit rrufe të Begajt, mësohet se qëndron premtimi për të mos cenuar raportet me Turqinë, tashmë që ka një fije shprese se opozita mund të kthehet në forcë për pushtet.
Sali Berisha shkruan editorialin e gazetës "Tema"
Lexoni ju lutem editorian e djeshëm të gazetës "Tema": https://www.gazetatema.net/editorial/rikthimi-i-jugut-ne-harten-e-turizm...
Vuçiç me pushime në Shqipëri/Lëvizje simbolike në kuadër të Ballkanit të Hapur
Në takimin e fundit mes tre liderëve të Ballkanit të Hapur, z. Rama ia ka dalë të bindë presidentin serb Aleksander Vuçiç të vijë e të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije për "të Kripura", se ka qenë kryeministri shqiptar që e ka ngarë i pari bisedën në këtë drejtim, duke i shprehur Vuçiçit se “në kohën e komunizmit për mua ka qenë ëndërr të isha në Beograd, apo të shikoja Dalmacinë”.
Aty për aty, Vuçiç e ka ftuar kryeministrin shqiptar i cili ia ka kthyer se me ardhjen e tij në pushtet e kishte ndaluar pushimin jashtë vendit për ministrat.
Ekskluzive/Bust për George Soros në vend të kërpudhës së Kryeministrisë
George Soros do të ketë së shpejti një bust në Tiranë. Burime të sigurta për “Të Kripura” bëjnë me dije se në vend të kërpudhës së Philipe Parrenos që ka qenë të Kryeministria dhe që u shkatërrua pas protestive të Partisë Demokratike, do të vendoset një bust i filantropit të njohur hungarez, në nderim të kontributit të tij për rilindjen e shoqërisë civile në Shqipëri pas rënies së Diktaturës Komuniste.
Si thua, e mbyllim këtë të inceneratorëve? Zbardhet pakti i ri...
Në festën e PS-së zhvilluar dje, kanë marrë pjesë edhe pjesë edhe dy përfaqësues të LSI-së, Brahimllari dhe Xhixho.
Lajmi doli që ftesë i ishte dërguar edhe PD-së, d.m.th rajonit diplomatiko-partiak të drejtuar me vetëkënaqësi strategjike nga Enkelejd Alibeaj.
Sigurisht qe ftesa për LSI-në vjen pas marketimit në media të fotografive të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta me ambasadoren amerikane. Takimi dha iluzionin se “Meta e kaloi oqeanin”, një formulim ky që rrëzon dyshimet objektive për aftësinë për të notuar të presidentit nga Skrapari.
Thirrje Parlamentit: Mos u nxitoni për Presidentin e ri!
Së fundmi në rrjet, ka shpërthyer debati për vajzat shqiptare të njohura që shkojnë në Dubai, të cilat akuzohen si eskorta të sheikëve.
Disa prej tyre kanë reaguar të revoltuara, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Një prej tyre është edhe modelja Anisa Mukaj, e cila ka çmendur sheikët me linjat e saj të zjarrta.
Galeria Fotografike…
Kundërveprimi i Lulzim Bashës. Merr të drejtën e përdorimit të rubrikës "Antena", ndëmjetësues, DASh
Në heshtje dhe me manovër, Lulzim Basha ka arritur të japë një goditje të beftë. Bëhet e ditur se me ndërmjetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit ekskluziv të rubrikës “Antena” në gazetën “Tema”.
Një rubrikë të cilën redaksia e “Tema” e shpall si satirike dhe në fakt satirik është vetëm ky pretendim.
Sipas të dhënave të marra nga “Të Kripura”, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit për 1 vit të rubrikës, por edhe aksesin në arkivën e saj të personazheve me emra të transfiguruar.
Ekskluzive/Ja çfarë ndodh me PD-në pas shpartallimit në zgjedhje
Pasi sovrani ia shkundi votën partive, burime diplomatike bëjnë me dije se do të kemi keto zhvillime:
1. Ambasada amerikane shpall zgjedhje të reja në PD.
2. Kandidon për kryetare, Yuri Kim.
3. Departamenti Amerik(O)n i Shtetit heq Vorën nga lista e fshatrave proamerikanë.
4. PD-ja ftohet të anëtarësohet në NATO.
PS: Lulzim Basha filmohet duke parë filxhanin në Fushë Krujë.
Shaptilografisti
Unë e di pse nuk e shkarkuan Ilir Metën
Skënder Minxhozi ka hedhur dje ca fjalë në kartën dixhitale. Ai ka shpjeguar marifetin e “fitores” së Ilir Metës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas z. Minxhozi Ilir Meta president i duhet Edi Ramës dhe amerikanëve e para sepse mandatit të tij i duhen vetëm 3 muaj, pastaj sepse z. Rama i duhej një shenjë e pavarësisë së gjyqësorit dhe tjetra se Ramës i duhet Ilir Meta në Presidencë edhe nja tre muaj për hir të mbajtes larg nga fusha e debatit politik.