Thirrje Parlamentit: Mos u nxitoni për Presidentin e ri!

Postuar në 14 Maj, 2022 19:21

Së fundmi në rrjet, ka shpërthyer debati për vajzat shqiptare të njohura që shkojnë në Dubai, të cilat akuzohen si eskorta të sheikëve.

Disa prej tyre kanë reaguar të revoltuara, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Një prej tyre është edhe modelja Anisa Mukaj, e cila ka çmendur sheikët me linjat e saj të zjarrta.

Galeria Fotografike…

Këtë e lexon në faqen kryesore të gazetës online “Tema” që prezantohet si gazeta më e lexuar dhe që siç dihet qëndron pranë qeverisë aktuale. Lajmi rrethohet me nastron e mjerimit të përditshëm të shembullizuar nga tituj acarues si:

Rikthim në autoshkollë, kurs nga e para për shoferët që humbin pikët e patentës

dhe

Pogradeci më pak rezervime, bizneset apel turistëve: Ejani se s'i kemi rritur çmimet, po i përballojmë vetë humbjet

Nuk po ndërhyjmë në punët e brendshme të gazetës, as në sovranitetin editorialist të saj, por thjesht të bën kurioz ky informimi se ca sheikë në Dubai – jo një, por disa – paskan ikur nga mendja sa kanë parë këtë Anisën. Te galeria e fotove, e cila për çdo shfletim jep një klik, pra regjistron një lexim, ti sheh një vajzë që përpiqet që të rrijë e veshur për aq sa ta mundëson një gjë të tillë, sevdaja për t’u zhveshur. E shfleton galerinë, i jep ca klikime gazetës, kuptohet me frikën se mos çmendesh edhe vetë për ta mbyllur atë pa asnjë efekt. Që këtu ti kupton se je me fat që nuk je sheik nga këta të standardit të gazetës "Tema", ku mesa duket ata që punojnë pas ekranit i kanë duart copë.

Por një gazetari e vërtetë bën fact checking. Dhe për këtë iu drejtuam Google me pyetjen apo fjalinë: sheikh in dubai gone mad

Dhe në fakt aty të dalin lajme shqetësuese për sheikun Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i cili akuzohet nga e bija, Sheikha Latifa bint Mohammed al-Maktoum se e ka mbajtur mbyllur në shtëpi. Lajmi është i vitit 2021, pra përpara sesa gazeta "Tema" të konfirmonte se ai u çmend nga Anisa dhe në të thuhet se ai është përshkruar nga një gjykatë në Britani si një “individ intensivisht privat”. Pra diskret dhe shumë i mbyllur. Shumica e informacionit për Sheikun është lëshuar dhe shkruar po prej tij: tre memuare, koleksione pozezish dhe një libër udhëzues i vitit 2017 për kultivimin e lumturisë dhe pozitiviteit.

https://www.theguardian.com/sport/2021/feb/19/sheikh-mohammed-dark-glimpses-beneath-pristine-public-image-sheikha-latifa

Në një lajm tjetër të marsit 2020, “The Sydney Morning Herald” pyet: Pse gratë dhe vajzat e Sheikut të Dubait, Mohammed, përpiqen të arratisen? Shkrimi vë në dukje një mospërputhje mes paraqitjes moderne të sheikut, i arsimuar në Londër dhe reformave të tij, dhe pikëpamjeve private që sipas gazetës e bëjnë atë një shtypës të femrave. Aq sa përfundohet se opresioni mbërrin deri në familjen mbretërore.

Mamaja e saj(vajzës së sheikut) ishte po ashtu fetare, kështu që çdo gjë si kërcimi apo muzika ishin haram

thotë gazeta.

https://www.smh.com.au/world/middle-east/why-do-the-wives-and-daughters-of-dubai-s-sheikh-mohammed-keep-trying-to-escape-20191230-p53noy.html

Ndërkohë që po të kërkosh në Google me fjalët: sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum anisa mukaj, të del një si maçok i animuar që peshkon.

Të jetë vallë kjo pasojë e kufizimeve informative të sheikut? Po gazeta “Tema" nga e ka atëherë informacionin për atë që shkruan?!

Mos vallë këto i përcjell zyra e komunikimit në kryeministri që po bën spinoff në Dubai për të mirën e Shqipërisë dhe thithjes së investimeve?! Nëse është kështu nuk ka problem. Megjithë faktin e trishtë se vetëm kur çmendesh mund të vish e të investosh këtej. Fundja siç ka thënë Napoleoni, “nuk ka moral në arritjen e një fitoreje”.  Të presim edhe ca, e nëse na del për mirë, Anisën ta propozojmë për president të Republikës. E çfarë ka më shumë Edona, apo Adona, Muzhaqi, Balukja dhe ajo tjetra që s’ia di emrin!? Këto nuk po çmendin dot as Ramën - do ishte interesant si Shqipëria -madje po e mërzisin!

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.