Si thua, e mbyllim këtë të inceneratorëve? Zbardhet pakti i ri...
Në festën e PS-së zhvilluar dje, kanë marrë pjesë edhe pjesë edhe dy përfaqësues të LSI-së, Brahimllari dhe Xhixho.
Lajmi doli që ftesë i ishte dërguar edhe PD-së, d.m.th rajonit diplomatiko-partiak të drejtuar me vetëkënaqësi strategjike nga Enkelejd Alibeaj.
Sigurisht qe ftesa për LSI-në vjen pas marketimit në media të fotografive të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta me ambasadoren amerikane. Takimi dha iluzionin se “Meta e kaloi oqeanin”, një formulim ky që rrëzon dyshimet objektive për aftësinë për të notuar të presidentit nga Skrapari.
Jam Ilir Meta unë o budallenj! Këtë frazë sepse ta zë syri shpesh në media, një herë si shembull të gomarllëkut të presidentit, një herë si mesazh për forcën e papërkulur të këtij peshkaqeni të detit të trazuar të politikës shqiptare.
Por duke qenë se kryeministri lë të kuptohet se z. Meta është i çmendur, apo nuk është në rregull, kjo frazë merr vlerën e alibisë. Për çfarë? Po për çdo gjë. P.sh nëse e marrim si fakt publik të mirëqenë lajthitjen e Metës që dikur zuri në gojë Alenden, kush do ta arrestonte atë nesër dej?!
Çfarë në tregon pra ky pajtim i beftë që nisi me dekretin nga Stambolli për Presidentin e ri, vazhdoi me një foto gazmore të dy bukuroshëve të Parlamenti, Kryemadhi – Balla në hyrje të sallës së Legjilslativit dhe tani arrin në tjetër moment me pjesëmarrjen në festën e PS-së?
Burime të sigurta për “Të Kripura” bëjnë me dije se ndërmjetësimin e krizës e ka bërë ShBA pas qartësimit të situatës së krijuar nga skandali i inceneratorëve. Ilir Meta ka paralajmëruar se ai skandal do të gëlltisë të gjithë politikën shqiptare nëse ai personalisht do të shpallet non grata apo arrestohet siç përflitet.
Në javët e fundit, kur tensioni arriti kulmin, përfaqësues të ndryshëm në media, por qa janë thjesht gazetarë pa teser partie, kanë akuzuar SPAK se kontrollhet nga Meta. Gazeta më e mirë në galaktikë, Tema, çuditej madje për reagimim e SPAK ndaj një artikulli të një gazete austriake që akuzonte se Meta porosiste vrasje.
Ilir Yzeiri, një analist me kokën akullore të bardhë e të mençur, i kërkonte llogari SPAK-ut pse nuk hetonte Berishën.
Idajet Beqiri u (vetë)thirr në skenë, si përherë në rolin e një zëdhënësi të disa të vërtetave që sesi janë, e sesi duken, sikur vijnë nga një botë paralele. Ai tha se spaku kontrollohej nga Meta. Dukej se vetë strukturës po i bëheshin gati për ta kaluar në veting partiak.
Në kushtet e panikut të plotë, kur Lefter Koka ra në burg, Saimir Tahiri shkoi në qyp, Ilir Beqajt i nxorën haberin se po hetohej, burimet thonë se brenda PS-së u krijua një klimë mosbesimi te lideri i madh. Për më tepër që dosjen e inceneratorëve thuhet se e trafikuan te Meta nga PS. Problemi është se Meta nuk e bën si Berisha që pasi dërgon sms se të ka dosje, del e akuzon “Edi Kristaq Rama” dhe flet për vrasjen e Havzi Nelës.
Meta të bën letrat, të fut në qyp. Dhe me inceneratorët qypi u bë shumë i madh. Dhe kështu mbeti vetëm pazari, atë që edhe kërkonte presidenti në ikje: mbyllje të skandalit të inceneratorëve përkundrejt lënies rehat të Metës. Kështu edhe Berisha faktorizohet si opozitë, kështu edhe llaxoret e gazetarisë do duhet të lëpijnë atë që pështynë për muaj të tërë, në ushtrim të talentit të tyre më natyral.
Skema shkoi aty ku duhej dhe aksidentet me burg ndalen aty ku duhet. Ah po, kësaj radhe as Baba Taku nuk i hyri në punë partisë sonë të dashur. Po helbete, ky është rast unik: të marrësh miliona pa përuruar veprën. Kujt ia priste mendja!
Shaptilografisti
Add new comment