Blloku Të Kripura

Kundërveprimi i Lulzim Bashës. Merr të drejtën e përdorimit të rubrikës "Antena", ndëmjetësues, DASh

Postuar në 07 Prill, 2022 23:27

Në heshtje dhe me manovër, Lulzim Basha ka arritur të japë një goditje të beftë. Bëhet e ditur se me ndërmjetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit ekskluziv të rubrikës “Antena” në gazetën “Tema”.

Një rubrikë të cilën redaksia e “Tema” e shpall si satirike dhe në fakt satirik është vetëm ky pretendim. 
Sipas të dhënave të marra nga “Të Kripura”, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit për 1 vit të rubrikës, por edhe aksesin në arkivën e saj të personazheve me emra të transfiguruar.

Ekskluzive/Ja çfarë ndodh me PD-në pas shpartallimit në zgjedhje

Postuar në 06 Mars, 2022 22:15

Pasi sovrani ia shkundi votën partive, burime diplomatike bëjnë me dije se do të kemi keto zhvillime: 

1. Ambasada amerikane shpall zgjedhje të reja në PD. 

2. Kandidon për kryetare, Yuri Kim.

3. Departamenti Amerik(O)n i Shtetit heq Vorën nga lista e fshatrave proamerikanë.

4. PD-ja ftohet të anëtarësohet në NATO. 

PS: Lulzim Basha filmohet duke parë filxhanin në Fushë Krujë. 

Shaptilografisti

Unë e di pse nuk e shkarkuan Ilir Metën

Postuar në 18 Shkurt, 2022 00:23

Skënder Minxhozi ka hedhur dje ca fjalë në kartën dixhitale. Ai ka shpjeguar marifetin e “fitores” së Ilir Metës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas z. Minxhozi Ilir Meta president i duhet Edi Ramës dhe amerikanëve e para sepse mandatit të tij i duhen vetëm 3 muaj, pastaj sepse z. Rama i duhej një shenjë e pavarësisë së gjyqësorit dhe tjetra se Ramës i duhet Ilir Meta në Presidencë edhe nja tre muaj për hir të mbajtes larg nga fusha e debatit politik.

Eni Vasili largohet nga Top-Channel, emërohet ambasadore e Shqipërisë në Qipron Turke

Postuar në 13 Shkurt, 2022 16:44

Thonë se...

Zbardhet propozimi i Bashës për SHBA: Detashment demokratësh në Ukrainë

Postuar në 30 Janar, 2022 16:09

Përshkallëzimi i krizës në Ukrainë duket se po e vendos Kievin zyrtar në pozitat e konsiderimit të çdo ndihme përkundrejt një kërcënimi eminent dhe ekzistencial nga Rusia.

Dhe një ndihmë e tillë nuk mungon as nga Shqipëria, në manifestimin më absurd dhe të papritur. Një ditë më parë ne u njoftuam për një takim mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, takim për të cilin ambasada amerikane u shpreh se u përqendrua mbi nevojën e forcimit të institucioneve demokratike në vend.

Lulzim Basha nxjerr në shitje selinë e PD-së. Nis zbatimi i projektit për ndërtim pallati 24 katësh. Zyrtare/Blerësi i katit të parë: Abi Bank!

Postuar në 08 Janar, 2022 19:42

Redaksia " Kripura"

Udhëzimi sekret nga DASH për Yuri Kim/Ka vetëm 6 ditë kohë për të gjetur çelësin kopil për bravat e PD-së

Postuar në 01 Janar, 2022 00:24

Filmi "Spartaku në Tiranë"

Postuar në 21 Nëntor, 2021 21:35

Spartak Ngjela ka të dhëna se Serbia po tenton ndarjen Jug-veri të Shqipërisë përmes Foltoreve të Sali Berishës. Nga ta marrësh vesh sesi i erdhën të dhënat Spartak Ngjelës që flet edhe në vetën e parë shumës? Por më tej akoma: si ta marrësh vesh që Serbia po luan ende këtë lojë gjeopolitike me Shqipërinë, e cila edhe kështu është paçavure? 

I treti i vërteti/Del në dritë Akademia për barinjtë. Teksti bazë: Fishkëllimorja!

Postuar në 05 Nëntor, 2021 23:59

Gjuha shqipe është në prag të një ndyshimi madhor që ka të bëjë me hopin e madh zhvillimor që Rilindja po i sjell vendit. Siç dihet gjuha reflekton zhvillimin, mirëpo siç ndodh shpesh me revolucionarët, zhvillimi ndodh ta kapë gafil gjuhën që ka inercinë e vet. Dje ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se për barinjtë apo më saktë çobanllëkun do hapet akademi:

Vipëria...

Postuar në 01 Nëntor, 2021 14:55

Hallouini festohet edhe në Shqipëri, si u maskuan vajzat “VIP” të Tiranës

Këtë titull e gjen te faqja online e gazetës “Tema” e cila përcjell në të disa foto të këtyre vipave me thonjëza që kanë festuar 31 tetorin.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura