I treti i vërteti/Del në dritë Akademia për barinjtë. Teksti bazë: Fishkëllimorja!

Postuar në 05 Nëntor, 2021 23:59

Gjuha shqipe është në prag të një ndyshimi madhor që ka të bëjë me hopin e madh zhvillimor që Rilindja po i sjell vendit. Siç dihet gjuha reflekton zhvillimin, mirëpo siç ndodh shpesh me revolucionarët, zhvillimi ndodh ta kapë gafil gjuhën që ka inercinë e vet. Dje ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se për barinjtë apo më saktë çobanllëkun do hapet akademi:

Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Pse s’shkon të bëhesh ti bari? Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’është çështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do i subvencionojmë.

 Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë por për mbajtjen e tufës

është shprehur ministrja me një ton shumë të prerë.

Kemi dëgjuar shpesh të thonë se “unë atë nuk e marr as për çoban”, duke nënkuptuar se çobani është një person i respektuar që nuk ka angazhim mendor për punën që bën, por thjesht aplikon disa rregulla dhe si zanat i vetmuar i ka të reduktuara nevojat për komunikim të kujdesshëm.

Që nga këtej e tutje, kjo fjalë bie sepse çobenjtë do jenë me akademi, me gjasë një akt ky i domosdoshëm për delet autoktone shqiptare të kohës së Rilindjes, të cilave nuk ua hedh dot. Dhe kështu edhe shqipja mençurore vihet në sforcim për shkak të ambicieve të papritura të ministres Krifca që me gjasë do bëjë edhe parathënien e Fishkëllimores, tekstit bazë të Akademisë - version audio-pentagram, në të cilën janë mbledhur të gjitha fishkëllimat nga të gjitha krahinat dhe periudhat. 

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.