Blloku Të Kripura

Misioni "prorus" i Ramës në Bjellorusi/Përpjekje për të siguruar vaksinën ruse kundër CoVid-19

Postuar në 20 Gusht, 2020 17:35

 

Misioni i Edi Ramës në Bjellorusi fsheh shumë më tepër sesa përfaqëson zyrtarisht. Burime diplomatike i thanë redaksisë së “Të Kripura” se zgjimi i z. Rama që drejton OSBE_në për një mision në Bjellorusi lidhet me asgjë më shumë sesa me përpjekjen e dëshpëruar të tij si kryeministër i Shqipërisë për të siguruar vaksinën anti-CoVid-19 nga Rusia e Vladimir Putinit.

Njoftohet se Shqipëria nuk ka arritur të marrë asnjë premtim për vaksinën për të cilën ka një garë të madhe në Perëndim dhe ka gjetur te kriza bjelloruse një shans për ta shfrytëzuar.

CoLal-20

Postuar në 29 Korrik, 2020 01:21

 

Rryshfeti 6 mln euro/Zaev po negocion gjykimin nga gjykatës shqiptarë që kanë kaluar vettingun

Postuar në 12 Korrik, 2020 22:48

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është përfshirë së fundmi në një skandal të madh që e sheh atë të akuzuar se merr 6 milionë euro rryshfet. Lidhur me këtë skandal qarkullon një material në internet me zërin e tij që flet për paratë.

21 janari dhe ndarja e Kosovës, filli i një politike të padukshme

Postuar në 12 Korrik, 2020 00:49

 

Theksimi i gazetës serbe “Danas” se ideja e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve ka 10 vjet që prezantohet nga pushteti në Beograd, hap një mundësi të re faktologjike për të mbështetur një mendim që qarkullon në Tiranë. Dhe ky mendim është se ngjarje që i paraprinë ardhjes së Edi Ramës në pushtet shpjegohen edhe me këto interesa gjeopolitike. 

Një prej tyre është padyshim 21 janari, që mund të konsiderohet si akti i parë ku Edi Rama është protagonist aktiv i një loje më të madhe sesa thjesht rotacioni i pushtetit në Shqipëri. 

Një projekt dhe një gjobë e rëndë

Postuar në 11 Korrik, 2020 16:31

109 milionë euro do të duhet të paguajë Shqipëria për Francesco Becchettin. Kjo është gjoba që raportohet se i është vënë vendit tonë për shkak të goditjes antiligjore që iu bë biznesmenit italian dhe që rëndon buxhetin e vendit.

Por qeveria shqiptare raportohet se ka menduar të kompensojë këtë dëm duke mundësuar përfshirjen e Becchettit në projektin e ri Milot-Fier. 

Njoftim: "Të Kripura" shkëput marrëdhënien me Soros

Postuar në 06 Korrik, 2020 02:06

Të nderuar miq! Duam të ndajmë sot me Ju një njoftim të rëndësishëm, ose që ne e quajmë të tillë. Që prej disa ditësh, Të Kripura nuk financohet më nga fondacioni “Soros” duke mbyllur kështu një kontratë bashkëpunimi interesante.

Kjo tashmë është vënë re edhe nga lexuesit e rregullt të rubrikës, që kanë nuhatur kthesën 180 gradë të Të Kripura dhe përmbajtjes së saj. Kush mund të qeshë vallë në këto kohë? Atëherë: kush mund të shkruajë gjëra për të qeshur kur nuk ka financim?

Me 300 firma gazetarët mund të shpallin minoritetin që duan

Postuar në 28 Qershor, 2020 15:26

 

Arian Çani ka shqetësuar të gjithë shqiptarët e vërtetë me deklaratën e tij se i gjithë Ballkani ka qenë helen. Me shqiptarë të vërtetë kemi parasysh ata që e kanë bezdi të mendojnë para se të flasin, që kur flasin na rrëfejnë një shqipe të mjerë, kur shkruajnë na kujtojnë se gjithë njerëzimi do ketë patur dikur vetëm një gjuhë dhe vetëm kur qeshin e tradhëtojnë veten për mirë.

Koha për monumente të Gazetarit të Panjohur

Postuar në 14 Qershor, 2020 16:55

 

Racist dhe përdhunues.

Këto fjalë janë shkruar mbi bustin e gazetarit të njohur italian, Indro Montanelli, bust i cili gjendet në Milano. Mbi të janë hedhur edhe disa shishe bojë e kuqe.

Ekskluzive/Kreu i OSBE-së Edi Rama, mision ndërmjetësues mes Trump dhe protestuesve në SHBA

Postuar në 04 Qershor, 2020 13:01

Kriza e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmjetësohet nga OSBE-ja, organizata kryesore në botë për këto çështje. Burime të sigurta nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur për redaksinë e “Të Kripura” se kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, si drejtues të preidencës së OSBE-së do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të takuar presidentin Donald Trump dhe sekretarin në Detyrë për Çështjet e Brendshme, Chad F. Wolf.

Ekskluzive/Opozita kërkoi Qeveri Kujdestare për Integrimin deri në anëtarësimin e vendit në BE!!!

Postuar në 31 Maj, 2020 23:40

Mbledhja e Këshillit Politik, një lloj konference Mukjes për zgjedhjet, ka përfunduar pa produkt. Shumica socialiste ka deklaruar se ka votat e vetme që të miratojë në Kuvend reformën që mjafton të ketë rekomandimet e OSBE-ODIHR të integruara për t’u quajtur formalisht brenda standardeve. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura