Një projekt dhe një gjobë e rëndë
109 milionë euro do të duhet të paguajë Shqipëria për Francesco Becchettin. Kjo është gjoba që raportohet se i është vënë vendit tonë për shkak të goditjes antiligjore që iu bë biznesmenit italian dhe që rëndon buxhetin e vendit.
Por qeveria shqiptare raportohet se ka menduar të kompensojë këtë dëm duke mundësuar përfshirjen e Becchettit në projektin e ri Milot-Fier.
Burime thanë për “Të Kripura” se Becchetti mund të përfshihet në këtë proces të rëndësishëm infrastrukturor në këmbim të tërheqjes nga vjelja e gjobës. Kjo është arsyeja pse opozita ka goditur menjëherë projektin në fjalë duke e kamufluar sulmin pas shifrës me të vërtetë abuzive, 20 mln/km.
Mbetet ende për t’u verifikuar sa e vërtetë është një gjë e tillë.
Add new comment