Ekskluzive/Opozita kërkoi Qeveri Kujdestare për Integrimin deri në anëtarësimin e vendit në BE!!!

Postuar në 31 Maj, 2020 23:40

Mbledhja e Këshillit Politik, një lloj konference Mukjes për zgjedhjet, ka përfunduar pa produkt. Shumica socialiste ka deklaruar se ka votat e vetme që të miratojë në Kuvend reformën që mjafton të ketë rekomandimet e OSBE-ODIHR të integruara për t’u quajtur formalisht brenda standardeve. 

Sipas burimeve të sigurta për “Të Kripura” shkak të mosarritjen e konsensusit është bërë kërkesa kategorike e opozitës për krijimin e një Qeverie Kujdestare për Integrimin menjëherë pas zgjedhjeve më të para parlamentare dhe pavarësisht rezultatit. Kjo në thelb është kërkesë për të normatizuar me ligj bashkëqeverisjen deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE që do të dijë minimumi 10 vjet. 

Nuk dihen arsyet pse shumica e ka refuzar nje gjë të tillë që do t’i siguronte vendin e sigurtë të opozitarit Kujtim Gjuzit, Kostaq Papës, Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit.

Comments

Submitted by Enver Gjana (not verified) on

Kjo per mendimin tim eshte idea me e mire qe eshte propozuar midis forcave politike shqiptare ne keto 30 vite,
QEVERISJE E PERBASHKET DERI NE PRANIMIN E SHQIPERISE NE BASHKIMIN EUROPUAN,
jemi lodhur dhe merzitur se si kane qeverisur forcat politike ne Shqiperi ne keto 30 vite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.