Blloku Të Kripura
Zbulohet kush ngacmoi Cubin
Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.
Post-ekskluzive/Grida Duma do të botojë librin “Valsi im në politikë”. Për “Parathënien” aplikohet në e-albania.
Ekskluzive/Grida Duma do të jetë në Koncertin e Vjenës.
E papritur/Theo Jacobs aplikon për nënshtetësi shqiptare me mbiemrin Vetingllari
Krijohet dega e Partisë Socialiste në regjimin 41 bis
Policia më tha: Bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne!!!
Ja një copëz nga e përditshmja në Shqipëri.
Telefonatë me id caller një gazetari. E hap, flet, ngre supet. E mbyll, pastaj shpjegon.
Më mori dikush ga Korça. Më tha kam një konflikt me komshiun, dua ta denoncoje në portalin tënd. Po shko në polici, i thotë gazetari.
Po policia më tha, bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne.
Tani mbase është edhe ndonjë telefonatë humoristike, ose dikush po përgjon gazetarët si vihennë lëvizje në kësi rastesh.
E re/ABC NEWS dhe Euronews Albania me dritare në portalin e-albania!!!
Konflikt Rrumbullaku-Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë mban në zyrë portretin e Saimir Tahirit
Nuk është vetëm Facebook që i mban kandilin (pa Hilé) Kryeministrit
Dy të vërteta për 1997-ën: Misioni "Alba" erdhi kundër iranianëve. Filmi "300" tribut për trimërinë e vlonjatëve
Frrok Çupi, që ndoshta nuk gabojmë të themi se ka marrë çmim në qeverisjen e Berishës, ka vendosur të flasë më vete. Në një shkrim të sotmin të tij, që ja boton gazeta “Tema” online, Çupi thotë se në Vlorë më 1997-n Sali Berisha dërgoi mercenarë iranianë. Këtë gjë se ka thënë kush deri më tani, ndaj kemi përfundimin se Çupi flet me vete deri sa ky version të provohet. Konkretish zotëria thotë se:
Si e njoha Mbretëreshën Elisabeth
Mbretëresha Elisabeth II vdiq. Ligj absolut i jetës, më jodiskriminuesi dhe më i barabarti. Është ky që i jep kuptim intuitës filestare për një metafizikë. Madje sikur të mos vdiste, nuk do të ishte ajo që pranon një pjesë e botës se është.
Problemi i të vdekurve është se detyron të gjallët që të flasin për ta, në një ritual të përjetshëm që nuk dihet pse vazhdon. Pasi në fakt të gjallët flasin për veten.